web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KQZ e vendosur/ S’ka arsye të shtyjmë votimin, përfundon në 19:00

2023-05-14 18:13:00, Aktualitet CNA

KQZ e vendosur/ S’ka arsye të shtyjmë votimin, përfundon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se është i vendosur lidhur me afatet e votimit në këto zgjedhje vendore.

Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë votimin pas orës zyrtare.

Kështu votimi do të mbyllet në orën 19:00. Ai theksoi se do të ketë tolerime vetëm në rastet kur në një qendër votimi ka ende persona që presin në radhë.

 “Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi”, deklaroi Celibashi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga