web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konferenca e UNESCO-s, Hasani: Shqipëria mbështetëse e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore

2023-11-08 11:03:00, Politikë CNA
Konferenca e UNESCO-s, Hasani:  Shqipëria mbështetëse e të
Igli Hasani

Shqipëria do të mbështesë në çdo rast promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Kështu është shprehur ministri për Evropën dhe punët e Jashtme Igli Hasani, teksa ka mbajtur fjalën sot në konferencën e UNESCO-s në Paris.

Referuar krizës globale në arsim, ministri ka deklaruar se duhet të investohet në mënyrë të barabartë dhe efikase, ndërsa ka dënuar përfaqësimin e grave dhe vajzave në Afganistan. 

Hasani është shprehur se Shqipëria do të vijojë të jetë një avokate e zëshme për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e medias, ndërsa po ashtu vëmendje do t’iu kushtohet edhe rritjes së kapaciteteve institucionale për të shfrytëzuar përfitimet e inteligjencës artificiale.

Referuar situatës aktuale me Ukrainën, ministri Hasani ka deklaruar se vendi ynë do të mbëshesë ndihmën urgjente që UNESCO ka parashikuar për Ukrainën./CNA





Lajmet e fundit nga