web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompletimi i Gjykatës Kushtetuese me anëtarë/ Yuri Kim: Arritje e madhe

2023-01-27 17:24:00, Aktualitet CNA
Kompletimi i Gjykatës Kushtetuese me anëtarë/ Yuri Kim: Arritje e
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar për plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas vizitës së sotme në këtë institucion.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Kim thotë se kompletimi i Kushtetueses me anëtarë është një arritje e madhe për Reformën në Drejtësi.

“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për Reformën në Drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, shkruan ambasadorja e SHBA-së./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga