web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Kjo ishte një grevë e përkohshme

2023-11-02 10:45:00, Aktualitet CNA

Kaosi në Kuvend/ Berisha: Kjo ishte një grevë e përkohshme

Sali Berisha: Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkoshme në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të drejtave kushtetuese. Ne de fakto jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrrë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese për ngritjen e 8 komisioneve hetimore.

Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës por si detyrim nga kushtetuta sapo të mblidhen 35 firma. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.

Kjo mohohet se në epiqendër të këtij hetimit do vendoset dhe Rama. Nuk  mund të pranojë Rama për zbatimin e ligjit sepse anëtari i familjes së tij thjeshtra e cila në çdo kod është anëtar familje vazhdon të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur pushtetin e thjeshtrit./ CNA





Lajmet e fundit nga