web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam menduar të dal para trenit”/ Milaim Zeka tregon si donte të vetëvritej

2022-10-22 22:39:00, Aktualitet CNA
“Kam menduar të dal para trenit”/ Milaim Zeka tregon si donte
Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, ka folur mbrëmjen e sotme për një moment të vështirë që i është dashur të kalojë gjatë jetës së tij.

Zeka tha në Neës24 se kohë më parë kishte menduar t’i jepte fund jetës duke dalë para trenit.

Ai rrëfeu se këtë gjë e ka menduar gjatë kohës kur është arratisur nga ish-Jugosllavia dhe ka kaluar nëpër Austri me temperaturë -30°C.

“Unë e kam patur mik të shpirtit Bekim Femiun, ai ka bërë vetëvrasje për shkak të një operacioni të dështuar që i shkaktoi paralizë në gjysmën e trupit. Unë vetë kur jam arratisur si i ri nga ish-Jugosllavia dhe kam kaluar nëpër Austri ishte temperatura -30°C dhe ngaqë kam përjetuar një të ftohtë dhe humba në malet e Austrisë vetë kam menduar te vetëvrasja, kam dashur të dalë para trenit”, theksoi gazetari./ B.A. – CNA.al





17:21 TODAY

Nuk ndalet

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi n...

Lajmet e fundit nga