web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza e energjisë/ Rama: Askush nuk e ndien se 80% të çmimit ua paguan qeveria

2022-10-22 21:30:00, Aktualitet CNA
Kriza e energjisë/ Rama: Askush nuk e ndien se 80% të çmimit ua
Kryeministri Edi Rama

Gjatë një takimi me qytetarë në Fier, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën e energjisë në vendin tonë.

Rama tha se askush prej qytetarëve nuk e ndien rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi pretendon se 80% të çmimit të energjisë e paguan qeveria, ndërsa qytetarët paguajnë vetëm 20%.

Ai deklaroi se nëse do të ishte rritur edhe energjia, bizneset do i kishin rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve.

“Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë, sepse këtu 80% ua paguan qeveria, vetëm 20% paguani vetë. Përralla se ne kemi ujë, e nuk kemi nevojë për të tjerët. Këto vijnë nga këto burime që ushqejnë injorancën. Ne prodhojmë 75% në ditët më të mira. 25% duhet të dalim e t’i blejmë në tregun ndërkombëtar ku përballemi me çmime katastrofike.

Nëse ne do të kishim rritur edhe energjinë, bizneset do i kishin rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve, duke barazuar vendet e rajonit, ku çmimet janë tejet të larta. Skavica është në rrugë për t’u ndërtuar dhe bashkë me Hec-et lundruese në për një perudhë do të arrijmë që të mos blemë më energji, por vetëm të shesim”, theksoi kreu i qeverisë./ B.A. – CNA.al





17:21 TODAY

Nuk ndalet

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi n...

Lajmet e fundit nga