
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e mbylli vitin 2022 me gafën për prodhimin e vajit të ullirit.
Sipas saj, situata me mbipopullimin e sektorit të ullirit është situatë e përsëritur për shkak të shtimit të rrënjëve të ullirit të mbjella pa plan apo strategji.
“Kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit. Kemi pasur ndër vite mbimbjellje të rrënjëve të ullirit, të cilat janë mbjellë pa një strategji të qartë. Kemi rreth 10 milionë rrënjë ulliri”, është shprehur ministrja Frida Krifca.

Rrënjët e ullirit nuk janë pallate dhe kulla, por nëse duam t’i rikthejmë sytë nga bujqësia dhe prodhimi vendas, nuk është rasti për t’i kritikuar, por për t’i mbështetur.
Kur Krifca ka dështuar ta bëjë këtë gjë nxjerr lloj-lloj deklaratash skandaloze nga goja.
Ajo si Ministre Bujqësie dhe që paguhet për këtë gjë me taksat tona nuk është marrë me marketingun, asistencën e fabrikave që prodhojnë vajin e ullirit, apo me banorët e zonave që kanë mbjellë rrënjët e ullirit, të cilat zonja ministre kërkon t’i presë.
Krim nuk është vetëm kur vret një njeri, por edhe kur lë në mëshirë të fatit bujqësinë dhe prodhimin vendas.
Dhe për këtë krim ka fakte që akuzojnë Frida Krifcën.
I pari është informaliteti në fabrika. Pra, problemi më i madh është informaliteti në fabrikat e vajit dhe për ta menaxhuar mirë situatën duhej të merreshin masa që në muajin shtator.
Së dyti, është mungesa e kontrolleve reale të mallrave të importit. Ka shumë produkte importi, me çmim shumë të ulët dhe cilësi të dobët, jashtë standardit.
Së treti, restorantet që kanë një konsum shumë të lartë, marrim vaj grek jashtë standardit.
Në restorantet në Shqipëri përdoret 70-80 % vaj i importit, sepse nuk ka kontrolle, nuk bëhen analiza. AKU-ja në këtë pikë është dështim total.
Nëse do të kishte kontrolle këto vajra, të cilat merren me 2 euro në Greqi nuk do të pengonin shitjen e produktit cilësorë vendase.
Së katërti, fakt është mungesa e subvencioneve për fermerët, të cilët kanë kosto të larta.
Fermerët sot kanë kosto të larta prodhimi, për arsye se nuk ka fuqi punëtore, dhe nuk ka subvencione për pajisjet e vjeljes, pasi terreni është i vështirë.
Produkti vendas është shumë cilësor, por me kosto të larta.
Pra, këto janë katër faktet që akuzojnë Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila i ka lënë në mëshirë fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit dhe që për më tepër, skandalin e vesh me skandal, ndërsa u kërkon prerjen e rrënjëve të ullinjve./CNA.al
Journalist Agim Xhafka narrated a sad story of a 38-year-o...
The foreign minister, Olta Xhaçka, during a conference hel...
Agron Çelaj left the Freedom Party to join the Socialist P...
The chief negotiator with the EU, Majlinda Dhuka, in a joi...
The reconstruction of the "Emin Duraku" school begins / Ve...
One of the biggest fashion houses in the world "Louis Vuit...
Albanians like Erion Veliaj, the mayor of Tirana, more tha...
Regjisori Hervin Çuli ka reaguar sërish ndaj emisionit “Bi...
Diplomat Fatos Tarifa has considered the Foreign Ministry'...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së shtunës me...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pak m...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka mbledhur b...
Former deputy of the Socialist Party, Spartak Braho, state...
After four hours, the meeting of the representatives of th...
Kreu i LRE-së, Arian Galdini, ka drejtuar pyetjen e fu...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga ndërt...
The Court of Special Appeal rejected the request of Bledar...
CNA.al has reported a few days ago about an unprecedented...
The Judicial Appointments Council forwarded to the Supreme...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, will n...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Gunfire broke out this morning in Lezha. According to repo...
A serious incident occurred this morning in Gjirokastra. ...
Four people have been arrested and two others have been de...
A 22-year-old man, internationally wanted for attempted mu...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...