web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunimi i 22-vjeçares keniane/ Lala: Çfarë u gjet pranë trupit të punonjëses së kazinosë

2022-11-17 21:29:00, Aktualitet CNA
Dhunimi i 22-vjeçares keniane/ Lala: Çfarë u gjet pranë
Gazetarja Klodiana Lala

Detaje të forta kanë dalë në dritë nga dhunimi i 22-vjeçares keniane, Joy, e cila dergjet në spital që prej muajit gusht.

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se në momentin që policia ka mbërritur në banesën e punonjëses së kazinosë, ka konstatuar dy telefona të kësaj të fundit.

Gjithashtu, pranë trupit të saj, sipas Lalës është gjetur një shiringë, ndërsa brenda banesës një shishe me alkool.

“Janë konstatuar dy celularët e saj, ditën që u gjet trupi i saj. Sipas mikeshës së saj, dritaret kanë qenë të mbyllura.

Pranë trupit të vajzës është gjetur edhe një shiringë. Gjithashtu në vendin e saj është gjetur edhe një pije alkoolike. Sipas atyre që e njohin, Xhorisa nuk ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike dhe as e alkoolit”, theksoi gazetarja./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga