web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I bëj thirrje urgjente Ministrisë së Jashtme”/ Meta: Mos braktisni qytetarët në Kakavijë

2022-08-13 10:54:00, Aktualitet CNA

“I bëj thirrje urgjente Ministrisë së Jashtme”/

Radhë të gjata, deri në katër kilometra  janë raportuar sot në  pikën kufitare të Kakavijës. 

Shkak mësohet se është bërë mungesa e shërbimit nga pala  greke.

Kjo situatë ka çuar edhe në reagimin e kreut të PL-së Ilir Meta, i cili kërkon reagimin e institucioneve shqiptaere.

“Çdo qytetar shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa shtet dhe pa atdhe! I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar. Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t'i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.

I also encourage the Greek authorities, respecting the spirit of good neighborliness and traditional close relations, to do everything to avoid unacceptable situations and humanitarian crises at the border crossing points, the images of which shame both our countries." , wrote Meta on social networks./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga