web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari Fundo: Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

2023-07-10 21:05:00, Aktualitet CNA

Gazetari Fundo: Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme gazetari Elvi Fundo, i cili tregoi se informacionin e ka konfirmuar në systemin TIMS.

Fundo tha në një intervistë me Çim Pekën se nesër në Këshillin e Mandateve Ahmetaj do të përfaqësohet nga avokati i tij Henrik Ligori dhe një avokat tjetër.

“Zoti Ahmetaj, në dijeninë është jashtë Shqipërisë. Mesa kam verifikuar nëpërmjet sistemit TIMS, zoti Arben Ahmetaj prej 3-4 është larguar nga Shqipëria. Është gënjeshtër, është fake neës, nesër do të verifikohet. Unë kam folur me Henrik Ligorin dhe më tha është në Shqipëri, por kur i thashë që në sistemin TIMS më rezulton jashtë më qeshi. Këto janë verifikime që duhet t’i bëjnë kolegët tanë. Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Nesër në këshill do të jetë Henrik Ligori së bashku me një avokat tjetër që do të mbrojë zotin Ahmetaj”, theksoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga