web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FNSH dhe RENEA “blindojnë” parlamentin/ Zbardhet skenari i policisë, masat për protestën e opozitës

2023-02-13 09:28:00, Aktualitet CNA

FNSH dhe RENEA “blindojnë” parlamentin/ Zbardhet skenari i

Opozita do të protestojë sërish sot, në orën 17:00 para parlamentit , ku pritet të zhvillohet dhe seanca plenare.

Sipas Euronews Albania, policia ka marrë masa për mabrëvajtjen e protestës. Sipas të dhënave, pritet një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve.

Të pranishëm do të jenë forcat e FNSH-së, RENEA-s dhe punonjës të gardës që do të vëzhgojnë protestën.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë, ku një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës. Të gjithë punonjësit do  jenë të pajisur me maska kundra gaz.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit. Forca policore do ketë edhe në kryeministri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga