Plenary sessions resume with debates/ Rama present in Parliament, podium blocked
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...

Korrupsioni në Shqipëri vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese me pasoja në funksionimin e institucioneve të shtetit. Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet me nivel të lartë korrupsioni dhë ndëshkueshmeri të ulët të zyrtarëve të lartë. Pavarësisht përpjekjeve në fushën e hetimit si pasojë e ngritjes së strukturës së posaçme të Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në fund të vitit 2019, si pjesë e reformës në drejtësi, sërish korrupsioni mbetet një fushë serioze shqetësimi.
Kohët e fundit disa skandale të njëpasnjëshme, si ajo e arrestimit të zyrtares Alda Klosi, që ka mbajtur funksione të rëndësishme publike, nën akuzën e pastrimit të parave, apo të punonjëses së Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero, për trafikim të lëndëve narkotike, ngrenë dyshime të forta për shkallën e gjerë të përhapjes së korrupsionit në institucionet shtetërore, mënyrën e rekrutimit të nëpunësve si dhe mbi punën e institucioneve përgjegjëse për parandalimin e tij.
Studiues dhe gazetarë thonë se përpjekjet e institucioneve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, po gërryhen nga funksionimi i dobët i mekanizmave parandalues.
“Rastet e fundit, që ndodhën në Shqipëri, treguan që sistemi i sigurisë në administratën publike dhe i të emëruarve politikë, janë të përfshira në raste korruptive dhe treguan që nuk kishte një mekanizëm që ta parandalonte. U desh një skandal publik të kuptosh që në zyrat e shtetit lëvizin miliona lekë, të njëjtët individë qarkullojnë nga një post në tjetrin, nuk ka mekanizëm parandalues dhe për më tepër ka një arrogancë të madhe ndaj nevojës për transparencë dhe llogaridhënie”- tha për Zërin e Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve politike.
Në raportin e DASH thuhet, se ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, përfshirë ish-ministra, ish deputetë dhe kryetare bashkie, gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, si dhe ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët.
Zyrtarët më të lartë të dënuar me heqje lirie deri tani, që prej fillimit të funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, janë ish-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, për shpërdorim detyre, ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ky i fundit në mungesë, për fshehje pasurie, dhe ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, për shpërdorim detyre.
Prokuroria e posaçme i tha Zërit të Amerikës, se që prej dhjetorit të vitit 2019 kur nisi funksionin dhe deri tani janë hetuar gjithsej 84 proçedime penale me 257 persona nën hetim, ish funksionarë publikë dhe në drejtësi për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dhe përkatësisht 77 dhe 74% e tyre janë dërguar për gjykim.
Ndërsa sipas të dhënave të siguruara nga Zëri i Amerikës në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për këto vepra penale janë dënuar me heqje lirie rreth 180 ish-funksionarë publikë, dhe ish-funskionarë të sistemit të drejtësisë, ose rreth 95% e atyre të dërguar për gjykim.
Studuesit vërejnë se besimi i qytetarëve tek institucionet e reja të drejtësisë, është në rritje kryesisht për Prokurorinë e posaçme. Gjergji Vurmo, drejtor programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se kjo është konstatuar në një sondazh, realizuar së fundi nga ky institut.
“SPAK ka performuar mirë, por sërish është e pamjaftueshme. Mungesa e shtyllave të tjera, e vendos të gjithë përpjekjen antikorrupsion, që tashmë bëhet vetëm nga një shtyllë, në një rrethim të plotë. Dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë, nuk duhet të çuditemi që dhe SPAK gjatë rrugës të fillojë të çedojë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Agjensisë për Media dhe Informim për një qëndrim zyrtar në lidhje me çëshjet e korrupsionit në Shqipëri, por nuk mori përgjigje.
Kryeministri Edi Rama në disa reagime publike së fundi, pas akuzave të drejtësisë për pastrim parash dhe trafik të lëndëve narkotike për dy zyrtaret Klosi dhe Fero, u shpreh se reforma në drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen për të pastruar llumin. Por në pranverë të vitit të kaluar, duke folur në një forum partiak, ai kishte një qasje tjetër ndaj drejtësisë së re dhe konkretisht për Prokurorinë e Posaçme dhe e akuzoi atë se po godet vetëm soicalistët.
“Është realisht tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku”- u shpreh Kryeminstri Edi Rama në pranverë të vitit 2022.
Drejtues të qeverisë kanë deklaruar në vijimësi, se janë duke e luftuar korrupsionin, por studiues dhe analistë i vënë në dyshim përpjekjet antikorrupsion të qeverisë, kur konstatojnë se hetimet për rastet më të mëdha korruptive në vend, kanë nisur kryesisht pas operacioneve të rastësishme, publikimeve në media, hetimeve ndërkombëtare, apo denoncimeve të kundërshtarëve politikë. Sipas tyre, kjo do të thotë se mjaft institucione kanë dështuar jo vetëm në parandalimin e korrupsionit, por dhe në dërgimin e përgjegjësve para drejtësisë.
“Në kryeministri ka patur prej shumë vitesh një drejtori antikorrupsion e cila aktualisht ka kaluar në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Ajo ka qenë aktive me çdo kryeministër të majtë dhe të djathtë. Nuk kemi parë dhe dëgjuar që të ketë denoncime prej tyre, me përjashtim kur ka zyrtarë që lidhen me palën tjetër, apo zyrtarë kritikë brenda partisë politike. Ne kemi drejtorinë e pastrimit të parave, por ne nuk kemi parë asnjë raport, asnjë fakt nga kjo drejtori asnjë denoncim në lidhje me skandalet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri. Ne kemi autoritete të tjera siç është Autoriteti i Konkurencës, apo inspektoriate të tjera që lidhen me ekonominë e vendit, që ndjekin zhvillimet dhe lidhjen e politikanëve me konfliktin e interesit. Asnjë prej tyre s’ka bërë denoncim të madh, pra s’ka hapa konkretë”- vijoi Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve politike.
“Fakti që operacionet kryesore antikorrupsion kanë si burim çdo gjë tjetër përvec ekzekutivit, është tregues që flet për gatishmërinë e maxhorancës për të luftuar korrupsionin”- vijoi Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim..
Kryeredaktorja e revistës Monitor Ornela Liperi, thotë se në aferat më të mëdha korruptive, si konçensionet në shëndetësi apo ato të inceneratorëve, janë implikuar mjaft zyrtarë të lartë, ndërsa shton me keqardhje se nuk sheh përparime në hetime, për t’i vënë ata para përgjegjësisë. Të arrestuar në lidhje me inceneratorët janë ish-Ministri Lefter Koka, ish- deputeti socialist Alqi Bllako dhe dhjetra zyratarë të tjerë në nivel qëndror dhe lokal.
“Për dy inceneratorët atë të Fierit dhe Elbasanit hetimet nisën kur ata i morën paratë, ndërsa inceneratori i Tiranës vazhdon në mënyrë të turpshme vazhdon dhe paguhet akoma. Merr rreth 10 milionë euro në vit nga buxheti dhe nuk shohim që të kryhet punë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ornela Liperi.
Ekspertët vërjenë se në Shqipëri të ardhurat për frymë janë ndër më të ultat në Europë, diferenca e pagës masatare krahasar me vendet e rajonit është 40%, dhe se rritja ekonomike mbështetet kryesisht në projekte të mëdha dhe fryrja ekonomike sipas tyre vjen nga paraja e zezë e krimit dhe korrupsionit të lartë. Nga ana tjetër ata vërejnë se presioni i publikut ndaj përgjegjësve është i ulët.
“Janë paratë e taksapaguesve. Presioni i publikut për mënyrën se si shpenzohen paratë është i ulët. Nëse do kishte ndodhur në Gjermani, Francë apo diku tjetër, do kishte presion protesta, do detyronin qeverinë të jetë e kujdesshme, apo dhe të tërhiqej. Në Shqipëri ndërgjegjësimi i publikut është shumë i ulët”, thotë zonja Liperi.
Studiues dhe analistë si dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare konstatojnë se korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri pavarësisht disa përparimeve mbetet i pandëshkuar. Përpjekjet e institucioneve të reja të drejtësisë sipas tyre, për ta luftuar atë, në mjaft raste duken të izoluara dhe të pambështetura nga hallka të tjera shtetërore përgjegjëse./ VOA
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas skenave të dje...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën pas protestë...
The Mayor of the Municipality, Erion Veliaj, within th...
The protest of the opposition has exceeded the limit a...
Tens of thousands of people became victims of the eart...
After the protest the day before, the leader of the Fr...
The DP candidate for the municipality of Tirana, Belin...
The member of the National Council of the Democratic P...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, warned...
Foreign media have echoed the protest of the oppositio...
Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri...
Bosi britanik i krimit të organizuar, Richard Wakeling...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar në lidhje me ...
Gazetari Hysni Gurra ka reaguar pas protestës së zhvil...
Speaker Lindita Nikolla has announced when the next sessio...
Ndiq puthjen dhe zbulo ofertat më të mira! Ky është slogan...
Protesta e zhvilluar ditën e sotme nga opozita ndaj qe...
“Uashington Post” i ka bërë jehonë protestës së organi...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca, ashtu si krye...
Policia ka shoqëruar tre qytetarë që zbritën sot në buleva...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...