web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Farmers: Do studies, what to plant and when to plant!

2022-10-07 13:00:00, Aktualitet CNA

Farmers: Do studies, what to plant and when to plant!

In the Libofshë administrative unit, in the municipality of Fier, the inhabitants mostly cultivate cereals and vegetables. As in any other area of ??the country, they face numerous problems that this sector has, for which they seek solutions from the government. But there are many other problems that do not depend on the government. These are the changes in weather conditions, or what are now universally considered as the new climate conditions.


Fermerët kanë shumë pak informacion mbi ndryshimet e klimës. Ndaj dhe interesimi i tyre, edhe pse një fushë e panjohur, është i konsiderueshëm. 
Për të informuar fermerët për ndryshimet e klimës dhe impaktet e drejtpërdrejta të tyre në bujqësi, organizata Forumi i Mendimit të Lirë, po organizon një sërë takimesh informuese me banorë të fshatrave në disa bashki të vendit.            Në takimin që u mbajt në Libofshë, drejtuesi i organizatës, Mentor Kikia, bëri një prezantim të projektit, ndërsa specialisti i bujqësisë, Prof.Albert Kopali, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, prezantoi një informacion se çfarë janë ndryshimet klimatike, çfarë pasojash prodhojnë ata në bujqësi, dhe si mund të mbrohemi prej tyre.
Prof.Kopali theksoi se pasojat e ndryshimeve të klimës janë kryesisht:
- Ndryshimi i stinëve 
- Reduktimi i sasisë së reshjeve
- Rritja e temperaturave mesatare
- Ndryshimi i ciklit biologjik të bimëve 
- Lindja e sëmundjeve të reja te bimët dhe pemët frutore
- Ardhja e dëmtuesve të rinj nga rajone të tjera të botës, etj
 
Profesor Kopali theksoi nevojën për të ndryshuar sjelljen në raport me punën në bujqësi, për të mbjellë farëra dhe fidane që u përshtaten më mirë kushteve klimatike të zonës, të ndryshojmë kohën e mbjelljes, duke u konsultuar me specialistët e bujqësisë, të përdorim metoda me ekonomike në ujitje për të kursyer ujin etj.
Fermerët theksuan nevojën për të pasur më shumë dhe më profesionale konsulencën me specialistët e agronomisë. Ata pohuan se nuk kanë informacion për farërat dhe fidanët që mund të përshtaten me zonën e tyre, dhe mbi të gjitha kërkuan që të bëhen studime nga Ministria e Bujqësisë për të përcaktuar se cilat janë kulturat më të përshtatshme për t'u mbjellë në zonën e tyre dhe zona të tjera të vendit, duke kërkuar atë që quhet rajonizimi i bujqësisë. 
Projekti “Përshtatja e bujqësisë, si sfidë përballë ndryshimeve të klimës” zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.





Lajmet e fundit nga