An answer to the Minister of Interior of Albania!
Mr. Minister! I read and heard your reaction to the posit...
Mr. Minister! I read and heard your reaction to the posit...

Pak ditë më parë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri një deklaratë ku u shpreh se nga telefoni i një personi që është ende në kërkim nga drejtësia ka dalë një video erotike, ndërsa theksonte se pjesë e saj ishin dy personazhe mjaft të njohura të botës së showbizit.
Më pas gjobaxhinjtë e mediave publikuan videon e vajzës, duke aluduar dhe duke e lidhur personazhin me moderatoren Luana Vjollca.
Kjo e fundit reagoi ashpër ndaj gjobaxhinjve, duke treguar faktet se nuk ishte ajo vajza që shfaqej në video.
Dy faktet që e hedhin poshtë se vajza në video mund të jetë Luana është se moderatorja ka një nishan në hundë dhe nuk ka asnjë tatuazh pranë supit.
Në media dhe në rrjetet sociale ka patur një reagim shumë të ashpër dhe kritika edhe ndaj ekspertit Karamuço.
Karamuço ka deklaruar se ai nuk ka përmendur emra të personazheve apo lidhje konkrete pork a trajtuar fenomenin.
Gjatë një deklarate të tij të thënë në një media, Karamuço është shprehur se pas publikimit të videos fshihet një dorë e fshehtë e krimit të organizuar, e cila e monitoron dhe kërkon të zhvendosë vëmendjen duke krijuar këto situata, të cilat ashtu siç e ka theksuar në emisionin "Top Story" e kanë vënë në një pozitë të vështirë edhe vetë atë duke përmendur emra personazhesh shumë të respektuar të ekranit, ashtu siç u bë me rastin e Luana Vjollcës, të cilës duket se i janë sulur gjobaxhinjtë e mediave.
Eksperti i kriminalistikës Karamuço, nënvizoi se ai u godit nga kjo dorë krimi, që orkestroi gjithçka, e ilustroi dhe e montoi atë videon, për të denigruar figurën dhe ta bënin të pabesueshëm për opinionin publik.
Karamuço ka nënvizuar edhe një herë që duhet të përqëndrohemi tek çështja, tek SKY dhe jo tek vogëlsirat.
Ai tha se informacioni që dha është keqpërdorur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për këtë e drejton gishtin tek krimi i organizuar.
Përgjigja e Karamuços për gjobaxhinjtë
Gjithë problemi që unë e kam ngritur prej ditësh si fenomen, se unë trajtoj fenomene as emra, as lidhje, as persona konkret, por fenomeni që më ka bërë përshtypje dhe më ka ngacmuar nga fjala e drejtuesit të SPAK-ut zoti Dumani ka qenë fjala sindikatë.
Unë do të shkoj përtej asaj. Do të them që në Shqipëri ka një dorë të fshehtë, një dorë të madhe të fshehtë, jo e përbërë nga avokatë por e orkestruar nga pjesëtarë të krimit të organizuar qëkur ne flasim për çështje të SKY, që janë shumë sensitive për ata.
Ata duan që gjithçka ta zhvendosin si vëmendje duke bërë tym, të zhvendosin vëmendjen nga gjërat që ne diskutojmë, dhe që ne duhet të mbrojmë patjetër që kjo shoqëri të pastrohet njëherë e mirë nga kushdo që i mbron ata bashkë me ata vetë brenda dhe kur unë flas për këtë fenomen pa përmendur as emra, as lidhje, as celularë kujt i përket asnjë lloj gjëje, kjo dorë e fshehtë e merr dhe e orkestron për ta ilustruar, orkestron gjithçka, duke më vënë në një pozititë të vështirë edhe vetë mua, në video, në emra konkretë , personazhe të respektuar të ekranit , ju montojnë video dhe thonë ja, ky është ai që nuk është më i besueshëm që nuk është më ai që vërtetë hiqet, që gënjen, që mashtron, mos i besoni më.
Pra denigrojnë figura që flasin dhe përcjell informacionin që vjen vetë nga tavolinat e tyre që flasin me emra.
Gjëja ime e ngritur prej kohësh ka qenë nuk duhet absolutisht që ne të merremi me gjëra të vogla që nuk i përkasin që zhvendosin këtë vëmendjen.
Por duhet të merremi sa më shpejt duke bërë një presion të madh publik pse jo të kërkojmë shtimin e burimeve njerëzore në institucionet tona që çështja e SKY, se jemi të fundit dhe aty ka një dorë të fshehtë pse jemi të fundit në gjithë rajonin.
Duhet patjetër dhe aty një dorë të fshehtë mendoj unë. E vërteta ime nuk është absolute por askush në këtë vend nuk ka domenin e të vërtetës që vetëm ai e di dhe askush tjetër.
Po e them dhe ketë. Kjo dorë e fshehtë që sot më godet mua, nesër godet një zonjë po bën çmos që të frenojë ndërkohë që ne po vazhdojmë t’i japim gaz.
Meraku im i madh që nuk është aspak akuzë për SPAK as për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm të kenë kujdes nga OPGJ-të, nga administrata, sepse aty ata e kanë më thjeshtë të orkestrojnë këtë tym. Të nxjerrin gjëra për konsum ndërkohë që vazhdojnë nga ana tjetër duke drejtuar se si mund t’i shpëtojnë kësaj.
Se ata e kanë shumë të vështirë tani me gjyqtarët dhe prokurorët. E shikoni besoj se po i kërcënojnë me jetën ndërsa me këta të vegjlit e kanë më të lehtë dhe herë pas here është treguar kanë dalë herë pas here pasazhe, dokumenta, gjëra me vulë nga sekretaria dhe kemi parë që aty rrejdh gradualisht informacioni.
Ky ka qenë alarmi im dhe është keqpërdorur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe unë e drejtoj gishtin tek kjo dorë e fshehtë krimi i organizuar dhe falangat e tij./ CNA
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, informs that...
Another action was carried out by the police of Vlora,...
The Academic Senate of the University of Korça has mad...
For the former Minister of the Interior, Saimir Tahiri...
The hearing is postponed for 6 of the 8 people accused in ...
Prime Minister Edi Rama has asked businessmen to declare t...
Prime Minister Edi Rama, together with the Minister fo...
Today, the next court session will take place against form...
Ekspertja Denisa Kele ka shpjeguar në emisionin “Opinion” ...
Policia Rrugore e Tiranës ka marrë masat duke shtuar kontr...
Prime Minister Edi Rama started today with the good ne...
Italians have become the second group of tourists who ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëzuar pretendim...
Investigative journalist Artan Hoxha has commented on rece...
The IT expert, Blerim Gjeladini, spoke this evening about ...
A strong statement came this Monday evening from the f...
Klodiana Vefa u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj m...
The Minister of Foreign Affairs, Igli Hasani, in his s...
Former prime minister Sali Berisha, in his speech at t...
A debate between the socialist deputy Erion Braçe and the ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...