web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyfishimi i çmimeve në Sarandë/ Gjergj Luca: Do ua prish gjumin e natës bizneseve abuzuese, mblidhni mendjen  

2024-06-18 07:44:00, Aktualitet CNA
Dyfishimi i çmimeve në Sarandë/ Gjergj Luca: Do ua prish gjumin
Biznesmeni Gjergj Luca, foto e shkeputur nga rrjetet sociale

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ndodhet në Jug të Shqipërisë, në Sarandë, nga ku ka ngritur shqetësimin për rritjen dyfish të çmimeve nga viti në vit, duke evidentuar se bizneset abuzojnë me turistët apo vizitorët që zgjedhin të vizitojnë dhe të pushojnë në këtë vend.

Biznesmeni është shprehur se kanë degraduar me cilësinë e ushqimit duke hedhur poshtë punën dhe mundin e tyre, duke i shkatërruar me dorën e tyre bizneset.

Luca cilëson se kuzhinat në lokalet përgjatë vijës bregdetare janë copë-copë, me një personel të dobët, grabitës.

Po ashtu thekson se çmimet e shezllonëve ndryshe nga çdo vend tjetër, në Korfuz apo jashtë vendit janë më të lira se në jug ku një shezllon shkon 30 mijë lekë.

Sipërmarrësi iu bën thirrje kolegëve të tij biznesmenë që të mbledhin mendjen dhe të mos abuzojnë me turistët apo vizitorët pasi turizmi është i keq.

Mund të ndodhë që turistët të mos zgjedhin më të shkojnë në Jug pasi Shqipëria ka plot vende të tjera ku i presin vizitorët si mbret.

“Keni bërë gjithë këtë sakrificë, keni derdhur gjithë këtë punë, gjithë këtë mund. Pse doni ta shkatërroni me dorën tuaj. Pse ju silleni në këtë mënyrë me investimin tuaj?

Si ka mundësi që çmimet janë bërë dyfish me vjet sivjet? Çmimet e restoranteve, të bareve, çmimet e kioskave nëpër rrugë, po mirë si do konkuroni ju?

Keni hall të konkuroni botën me çmimet. Shihni sa i keni çmimet në qendër të Tiranës. A nuk ka turistë atje?

Shihni sa i keni çmimet në qendër të Korçës, të Elbasanit. Plot me turista janë dhe si sillemi ne me ta që sa herë na vijnë autobusa me grupe ne u rrimë, iu shërbejmë, mundohemi, u japim një pije, u japim një pjatë meze me peshk ose me diçka tjetër.

Mundohemi që një grupi kur janë tifozë muzike i bëjmë dhe muzikë këndojmë dhe me ta.

Po ç’është kjo punë miq?

Ç’është kjo punë që ju punën e keni provizore dhe merrni elemente nga restorantet më të mira të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit dhe të Korçës, merrni personelin më të dobët, merrni njerëzit me grabitës, sepse asnjë nuk mund të lëvizë dot nga një punë që e ka konstante 12 muaj.

Dhe keni copë copë kuzhinat përjashtoni lokalet që ju i keni gjatë gjithë vitit. Përjashto ato lokale në Sarandë dhe gjithë vijën bregdetare.

Ndërsa gjithë këta që hapin lokale sezonale me ato çmime me ato kamarierë, kuzhinierë. 30 mijë lekë shezlloni në Sarandë, ku në Korfuz shkoni pyetni sa lekë janë , shkoni shikoni në Rimini sa lekë janë?

Më vjen keq për mundin tuaj, më vjen keq për gjakun tuaj, për sakrificën tuaj që e menaxhoni në këtë mënyrë. Mos shkatërroni punën tuaj. Kushtojini më shumë respekt njerëzve që vijonë ju shohin nga Evropa.

It will disturb the night's sleep of all abusive businesses in Saranda. They have doubled the prices from year to year, they have degraded the quality of food and services from year to year...

Get your mind together, my business friends, don't abuse tourists and visitors that tourism is bad.

One day he will leave you and never come back to you. Albania has many other countries where they are waiting for you as a king!", said Gjergj Luca./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga