web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy paketa Visi” në aksion

2025-02-24 19:23:00, Aktualitet CNA

“Dy paketa Visi” në aksion

Maks Haxhia merr në duar “burgosjen” e Veliajt. Sot Dhoma e Avokatisë ka publikuar një lajm, e drejtuar nga Maks Haxhia, famozi i videos “Dy paketa Visi” gjatë burgosjes së Saimir Tahirit me vendim të GJKKO. Tani pritet që Haxhia të marrë drejtimin e mbrojtjes së Erion Veliajt.

Për këtë arsye ka zgjedhur në fillim të bëjë propozime për ndryshime zgjedhore nga Dhoma e Avokatisë. Ndryshime këto që duken të jenë të mirëdirigjuara nga instrumenta politikë afër mazhorancës dhe individë në mbojtje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave me masë sigurie në paraburgimin e Durrësit, nga ku cicëron, këndon, shantazhon dhe kanos prokurorët apo gjyqtarët.

Maks Haxhia ka mbledhur formalisht strukturat e tij dhe ka bërë propozime ligjore. Me këtë qëllim duket se ka gati strategjinë e vet, atë që ndoshta për dy ose tre paketa se Erioni pi dhe njëçikë më shumë duhan, t’ia çojë sa në burgun e Durrësit apo te 313-a.

Ndoshta do kërkojë që ashtu si flet Erion Veliaj dhe kanos, shantazhon, shan e fyen prokurorët nga burgu dhe gjyqtarët, ta bëjnë dhe banditë të tjerë që mbron Maksi apo kolegët e tij jo të SPAK-ut po të Dhomës së Avokatisë, që shërbejnë si mercenarë të politikës./ CNA





Lajmet e fundit nga