Rama is safe: The rose wins by itself in Vlora
Prime Minister Edi Rama is sure of the victory he will...

Media prestigjoze New York Times, në një artikull të gjatë shkruan se, Jared Kushner, dhëndri i Donald J. Trump, ka konfirmuar të premten se po mbyllte marrëveshje të mëdha të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi.
Planet e zotit Kushner në Ballkan duket se kanë ardhur pjesërisht përmes marrëdhënieve të ndërtuara gjatë kohës që Trump ishte në detyrë.
Kushner, i cili ishte një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, tha se kishte punuar për marrëveshjet me Richard Grenell, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si drejtor i inteligjencës kombëtare nën drejtimin e Trump dhe gjithashtu si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan.

Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i një ishulli në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz.
Të dy projektet përfshijnë tokë të kontrolluar nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohej me qeveritë e huaja.
Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohet në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e qytetit turistik të Vlorës, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila sipas planit.

Pjesëmarrja e zotit Kushner do të jetë nëpërmjet firmës së tij të investimeve, Affinity Partners, e cila ka 2 miliardë dollarë financim nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, mes investitorëve të tjerë të huaj. Në një deklaratë, një zyrtar i Affinity Partners tha se nuk ishte përcaktuar nëse fondet saudite mund të jenë pjesë e ndonjë projekti që Kushner po shqyrton në Ballkan.
"Ne jemi shumë të emocionuar," është shprehur Kushner në një intervistë. “Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”
Kushner krijoi kompaninë e tij të investimeve pasi la puën në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar i lartë. Ai kapitalizoi marrëdhëniet që kishte ndërtuar në negociatat e qeverisë në Lindjen e Mesme, të cilat përfshinin një marrëdhënie të ngushtë me princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të Arabisë Saudite.
Kushner përfundoi duke siguruar 2 miliardë dollarë nga fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite dhe qindra miliona dollarë më shumë nga fondet e pasurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Ai ka ndërmarrë disa hapa publik deri më tani për të investuar në fakt pjesë të mëdha të këtyre parave.
Robert Weissman, president i “Public Citizen”, i cili gjurmonte marrëveshjet e biznesit që i konsideronte si konflikt interesi gjatë administratës Trump, tha se këto marrëveshje të planifikuara ishin joetike dhe do të ngrinin vetëm pikëpyetje të reja për familjen Trump, veçanërisht nëse Trump do të rikandidonte.
"Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi," tha zoti Weissman. "Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen nga çdo tendencë korruptive e administrates dhe familjes Trump."
Përfshirja e familjes Trump në marrëveshjet e biznesit të huaj u bë një fokus kryesor gjatë mandatit të ish Presidentit, me kritikët që në fund paditën dhe pretenduan se familja po përfitonte ilegalisht nga pagesat e huaja, të referuara si shpërblime në Kushtetutë. Këto çështje u hodhën poshtë si të diskutueshme nga Gjykata e Lartë kur Trump la detyrën, por ato mund të rihapen nëse ai do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Që nga largimi i detyrës, Trump është bërë partner në një projekt zhvillimi në Oman, një marrëveshje që ai u arrit nga një firmë saudite e pasurive të patundshme që ka lidhje me qeverinë saudite.
Kushner dhe zonja Trump vizituan Shqipërinë dy herë që kur Presidenti u largua nga detyra. Ata udhëtuan në Shqipëri, madje u takuan edhe me kryeministrin e Shqipërisë.

Z. Kushner dhe znj. Trump, së bashku me z. Grenell, janë fokusuar pjesërisht në Sazan, një ishull mesdhetar në jug të Shqipërisë që deri në fund të Luftës së Ftohtë ishte përdorur nga Bashkimi Sovjetik dhe nga komunistët. Plani është që në ishull të ndërtohet një hotel dhe vila luksoze.
Ishulli i thyer prej dy miljesh katrore ka qindra bunkerë dhe tunele të epokës së Luftës së Ftohtë të projektuar për t'i bërë ballë sulmeve bërthamore dhe ka qenë kryesisht bosh që nga fundi i Bashkimit Sovjetik. Është vetëm një gjysmë ore me skaf nga Vlora, një destinacion turistik në Shqipërinë jugore ku qeveria e Arabisë Saudite po shpenzon para për të përmirësuar shërbimin e energjisë elektrike dhe shërbimet e tjera publike për të ndihmuar në promovimin e turizmit në Shqipëri.
Zoti Grenell, një ish-bashkëpunues i Fox Neës dhe konsulent mediatik, ka punuar ngushtë me zotin Kushner dhe firmën e tij të investimeve.
Zoti Grenell është përfolur për përpjekjet e tij për t'i kthyer marrëdhëniet që ai ndërtoi në Shqipëri dhe gjetkë në Ballkan në përfitime personale. Ai është kthyer në rajon vazhdimisht dhe është takuar me drejtues të industrisë së hotelerisë, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ne po kërkojmë mundësi për të investuar përmes investimeve të huaja në Ballkan, por më konkretisht në Shqipëri, dhe bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm”, deklaronte Grenell në një nga një seri intervistash televizive dhe gazetash që ka bërë në Shqipëri në tre vitet e fundit.
Menaxhimi i projekteve do të trajtohet nga Asher Abehsera, një studiues i pasurive të paluajtshme me bazë në Kaliforni.
Rama prej afro një dekade po synon për të hapur Sazanin drejt rizhvillimit si destinacion turistik, si dhe kërkon mënyra të tjera për të tërhequr investitorë të huaj në Shqipëri për të zgjeruar ekonominë e saj.
Auron Tare, një ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka shërbyer si këshilltar i Ramës shoqëroi zonjën Trump dhe Kushner në një udhëtim në ishullin e Sazanit në vitin 2021.
Tare, në një intervistë tha se ka diskutuar me zotin Kushner dhe znj. Trump dëshirën për të zhvilluar Sazanin, për ta bërë këtë në një mënyrë që do të ruante historinë e tij.

Qeveria e Arabisë Saudite njoftoi kohët e fundit se po kërkonte mënyra për të rritur investimet e saj në Shqipëri, së pari duke ndihmuar në ndërtimin e shërbimeve të ujit, energjisë elektrike dhe kanalizimeve pranë zonave të plazhit në Vlorë, që është pika e nisjes për në Sazan dhe ku një aeroport i ri ndërkombëtar tashmë po ndërtohet. Qeveria e Arabaisë Saudite ka deklaruar se dëshiron të investojë deri në 300 milionë dollarë në vend.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët sauditë udhëtuan në Shqipëri për të njoftuar krijimin e atij që ata e quajnë Këshillin e Biznesit Saudi-Shqipëri "për të krijuar një partneritet të ri ekonomik midis dy vendeve", duke përfshirë projektet turistike./ CNA
Prime Minister Edi Rama is sure of the victory he will...
The head of the DP parliamentary group, Gazment Bardhi, re...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Sipas ...
The ambassador of the EU in Tirana, Silvio Gonzato, ha...
The former deputy Myslim Murrizi ruled after the agree...
The Embassy of the United States of America has reacted af...
The head of the DP parliamentary group, Gazment Bardhi, af...
The head of the SP group, Bledi Çuçi, declared to the medi...
At today's meeting of the Conference of Presidents, th...
After socialists in parliament repealed the law on Protect...
The parliamentary group of the DP, led by Gazment Bardhi, ...
Today, in the premises of the Security Academy, the writte...
Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza nuk ndalet me urdhrat ...
Disa nga mediat proqeveritare në vend, apo që janë paguar ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë në takimin e parë...
The head of SPAK, Altin Dumani, has recently stated th...
SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit....
Kreshnik Spahiu has recently stated that the appointme...
Today marks 16 years since the explosion in Gërdec, wh...
This Friday we are introducing you to some of the main pre...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...