web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DP's denunciation of online learning/ "The government's 8 million euro SMIT platform does not work"

2023-01-21 14:56:00, Aktualitet CNA

DP's denunciation of online learning/ "The government's 8 million

The head of the education department in DP, Lili Sula, has stated that 56 schools have been closed in Albania due to the rains and the students are doing an online lesson.

But, according to Sula, the 8 million Euro SMIT platform does not work.

She stated that the ministry has closed the schools without first securing the online learning platform and that the previous platforms during the pandemic "E-learning system" and "Socrates" have disappeared. 

" The Minister of Education, Evis Kushi, has closed 56 pre-university education schools due to the rain.

Ndërsa fliste për struktura të ministrisë së arsimit në terren, sikur të jenë stafe të ndihmës së shpejtë ose të infrastrukturës urbane, Kushi bashkë me stafin e saj duhej të angazhoheshin menjëherë që mësimi për fëmijët, gjatë këtyre ditëve që nuk do të shkojnë në shkollë, të zhvillohet online. Ministrja ka pasur njoftim ditë më parë nga ministri i mbrojtjes  Niko Peleshi dhe nuk mori asnjë masë, ndërkohë që vetë është në botën e çudirave të krijuar nga vetë ajo.

Mbyllja e shkollave nga reshjet e shiut këto ditë e nga bora, që pritet të bjerë, nuk do të thot? pezullim e ndalim të procesit mësimor, por alternim të tij, duke e zhvilluar mësimin tërësisht online përmes platformës “E - learning system”, të cilën në 9 vitet e qeverisjes Rama dhe në analizën e vitit 2022, ministrja e cilësoi si një arritje të madhe dhe të suksesshme.

Zonja Kushi duhet të sqarojë ku janë platformat digjitale “E - learning System”dhe "Sokrates" me vlerë miliona euro, si dhe t’u thotë nxënësve, mësuesve e prindërve pse nuk po funksionon platforma SMIT me vlerë 8 milionë euro për mësim online.

Prej vitesh, arsimi ynë parauniversitar është në krizë të thellë dhe kinse reformat e ndërmarra kanë dështuar.

Znj. Kushi duhet të japë shifra të sakta e të mbajë përgjegjësi për braktisjen e arsimit prej të rinjve e largimin e tyre nga vendi, për shkollat e bashkuara e klasat kolektive të nxënësve dhe rritjen e analfabetizmit funksional.

Znj Kushi duhet të thotë të vërtetën sa dhe pse ka rënë numri i nxënësve në arsimin 9 - vjeçar dhe të mesëm. Për vitin shkollor 2022-2023, numri i nxënësve që u regjistruan në klasën e parë, është mbi  5% më pak se viti 2021 2022.

Ministrja Kushi duhet të turpërohet dhe të mbajë përgjegjësi, për faktin se në këtë vit shkollor, vetëm në klasën e 10 të arsimit të mesëm, janë regjistruar mbi 9% më pak nxënës se një vit më parë.

Ministrja Kushi duhet të sqarojë qytetarët sa është numri i mësuesve të cilët u gjendën pa punë vetëm për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

Ministrja Kushi duhet  t’u thotë të vërtetën qytetarëve për shkollat me dy turne në shumicën e shkollave në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha, për klasat me mbi 35 nxënës, për dështimin e orëve 90 min e të detyrave të portofolit, ndaj sot, në vitin e 10 të qeverisjes së Rilindjes, as që mund të flitet për barazi dhe cilësi në arsim.

Për këto arsye Ministrja Kushi nuk lejon të  publikohet Raporti vjetor i Arritjeve të sistemit arsimor parauniversitar, që është detyrim ligjor (neni 25, gërma ë)

Askush nuk mund të gënjejë popullin për shkolla komunitare që lehtësojnë prindërit. Askush nuk mund të gënjejë për laboratorë smart për mësimin e TIK e të lëndëve të tjera, ndërkohë që në këto ditë janari nxënësit nuk kanë asnjë ngrohje në klasë e në disa shkolla të tjera të zonave, që i ka pushtuar uji, tavani po i bie fëmijëve në kokë. 

Askush  nuk mund të gënjejë më për kualifikimet  e zhvillimin profesional të mësuesve, të cilat janë kthyer në skema zhvatjeje për mësuesit, as për trajtimin e tyre financiar kur dihet se gjithë ajo punë misionare që kryejnë ata është e keqpaguar.

Askush nuk mund të marrë peng arsimin me aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit në prag të fushatës.

Education is the existential and fundamental system of the nation, so we make it clear that anyone who uses it will soon face the force of the law", she said./ CNA.al





Lajmet e fundit nga