web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blendi Fevziu rigjen komunizmin/ Zbulohet shteti i izoluar

2024-03-12 13:56:00, Aktualitet CNA
Blendi Fevziu rigjen komunizmin/ Zbulohet shteti i izoluar
Blendi Fevziu

Gazetari Bledi Fevziu, i cili një nga pasionet e tij ka eksplozimin e shteteve të botës dhe kulturave, së fundmi është përballur me diçka të papritur. 

Aktualisht ai ndodhet në Eritrea ku është izoluar në këtë shtet dhe nuk ka mundësi të komunikojë me persona jashtë vendit. 

Fevziu i bëri të ditura detajet në një komunikim me gazetarin Elvi Fundo, ku tregoi se prej dy ditësh nuk ka internet, nuk ka mundësi të zhvllojë telefonata jashtë vendit apo të përdorë kartat e kreditit. 

Gazetari është shpehur më tej se e ka ndihmuar konsulli italian që ndodhet në Eritrea për të komunikuar me persona jashtë vendit. 

"Kam gjetur komunizmin. Jam në Eritrea. Kam dy ditë pa internet nuk lejohet. As telefonat me jashtë. As kartat e kreditit. As prona private. Komplet izolim. Tani mora pak nga konsulli italian. Duhet të vish ketu patjeter. Shiko në Instagram asnjë postim", ka thënë Fevziu.

Nëse i hedhim një sy, rrjeteve sociale të vetë gazetarit, shohim që prej dy ditësh nuk ka bërë asnjë postim dhe nuk ka publikuar asnjë story, pasi nuk ka internet.

Kështu, Fevziu ka rigjetur komunizimin teksa shkon si turist në Eritrea. 

Ndërsa në udhëtimet e tjera, Fevziu nuk i ka pasur të pakta videot apo fotot në rrjetet sociale, ku ka treguar shtetet që ka vizituar./CNA 

 





Lajmet e fundit nga