web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha i rikthehet përplasjes me Yuri Kim/

2023-01-20 12:56:00, Aktualitet CNA

Berisha i rikthehet përplasjes me Yuri Kim/

Kreu i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer sërish përplasjeve me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Sipas tij, asgjë nuk i pengoi demokratët që të zgjedhin udhëheqjen e tyre.

“Asgjë nuk mashtroi dot demokratët, asnjë kërcënim nga askush nuk i bindi ata që tërhiqen nga rruga e rithemelimit të një opozite të vërtetë.

Demokratët, e them këtu me siguri të plotë, janë dhe mbeten njerëz të idealeve demokratike dhe pro-perëndimore.

Por ata kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga persona që u tregojnë barin me formulat staliniste të Enver Hoxhës.

Aq më tepër nga diplomatë që kanë dëmtuar shumë rëndë me qëndrimet e tyre, reputacionin e vendit të tyre te shqiptarët”, është shprehur Berisha.

Më tej kreu i PD-së, ka nënvizuar se demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe as interesa amerikane.

“Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare, fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane.

Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri, që ka dëmtuar me qëndrimet e saj, reputacionin e vendit të vet në Shqipëri.

Dhe, për ta mbyllur, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet ‘ëoke culture’. Kjo është kultura që neverisin më së shumti shqiptarët se çdo kulturë tjetër.

They hate it because they have suffered more than others. 45 years have been a falsification and fraud of history.

So the Albanians catch in the air, the smallest tendency of fraud and forgery. Close your eyes and remember what happened on the 100th anniversary of relations between our countries, how the amputation technique was used to close them in 1991," Berisha stated./ CNA.al





Lajmet e fundit nga