Artan Hoxha casts a shadow of doubt/ "Crime has installed cameras all over Albania"
Journalist Artan Hoxha expresses surprise at the publicatio...

Rrezikun më të madh për bizneset e tyre, ndërmarrjet e pyetura nga Allianz, kompania më e madhe e sigurimeve në Europë, vazhdojnë ta shohin tek sulmet kibernetike. Dhe kanë të drejtë për këtë. Sepse shpenzimet e shkaktuara nga ndërprerja e punës janë të mëdha, sipas vlerësimeve ato kanë arritur në gjithë botën në një miliardë dollarë, shifër që është gati sa një përqind e prodhimit të brendshën bruto të botës.
Dhe sipas vlerësimeve të AGCS, një firmë subkontraktuese e Allianz-ës, shpenzimet mesatare për çdo firmë janë rritur duke arritur rekord të ri. "Pasojat në gjithë botën janë të mëdha,” thotë Shanil Williams. Ai është anëtar i bordit drejtues të AGCS, kompanisë së sigurimeve të ndërmarrjeve dhe industrisë, që varet nga Allianz-a.
Problemi më i madh vjedhja e të dhënave
Vjedhja e të dhënave përbën problemin më të madh për ndërmarrjet, duke u pasuar direkt nga shantazhi që bëhet prej infiltrimit të software-ve të dëmshëm. Nuk ka shumë kohë që një sulm i rëndë hakerash bërë kundër furnizuesit të automjeteve, Continental, përfundoi në titujt e gazetave.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga barometri i rreziqeve, prezantuar (17.01) nga Allianz-a. Për të përgatitur barometrin, AGCS, pyeti deri në fund të nëntorit mbi 2700 ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe manaxherë ndërmarrjesh nga 94 vende. Gati gjysma e forcave drejtuese të marra në pyetje, kanë qenë drejtues të ndërmarrjeve të mëdha me volum pune më të madh se 500 milionë dollarë në vit.
AGCS bazohet në vlerësimet, sipas të cilave shpenzimet mesatare shkaktuar për ndërmarrjet pas një vjedhjeje të dhënash janë rritur në vitin 2022, duke arritur shifrën rekord prej 4,35 milionë dollarësh. Për vitin 2023 pritet që kjo shifër të arrijë në mbi pesë milionë dollarë.
Shqetësim të madh për sulmet e mundshme kibernetike kanë sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. "Ndërmarrjet e mëdha kanë zhvilluar tashmë mekanizma mbrojtëse, kurse ndërmarrjet e vogla që nuk kanë investuar në parandalimin e sulmeve dhe për sigurimin, janë më të prekshme,” thotë zëdhënësi i AGCS, Hugo Kidston.

Shtohen shqetësime të reja
Ndërkohë që në sondazhin e para një viti, sulmet kibernetike përbënin rrezikun numër një, me pandeminë dhe luftën e Ukrainës, kanë dalë në plan të parë shqetësime të reja. Frika nga problemet e përgjithshme ekonomike ka kaluar nga vendi i dhjetë në vend të tretë, direkt pas ndërprerjes së punës për shkak të sulmeve kibernetike. Aktualisht, shqetësimin më të madh e shkakton inflacioni i lartë. Dhe viti 2022 karakterizohej natyrisht edhe nga kriza energjetike dhe shqetësimet për furnizimin e mjaftueshëm dhe të përballueshëm me energji.
"Për ndërrmarjet ky ka qenë kthim tek llogaritjet fillestare ekonomike,” shpjegon krye-ekonomisti i Allianz-ës, Ludovic Subran. Manaxhimi i shpenzimeve është kthyer në mjetin kryesor, për të vënë nën kontroll rritjen e rrogave, inflacionin e përgjithshëm ose rritjen e çmimit të energjisë. "Unë mendoj se kthimi i ndërmarrjeve tek këto çështje banale, u bë në mënyrë katoike tek shumë prej tyre. Por për ne nuk është çudi, që këto shqetësime morën medaljen e bronxtë.”
Skema e rëndësisë së çështjeve, ndryshon në Gjermani nga ajo në nivel global. Ndërprerja e punës për shkak të sulmeve kibernetike është në vend të parë. Shqetësimet për çmimin e energjisë dhe furnizimin me energji zenë vendin e tretë.
Për herë të parë në listën e dhjetë rreziqeve më të mëdha për ndërmarrjet shfaqet mungesa e forcave të specializuara, që është në vend të tetë. Në Gjermani, shqetësimet për mungesën e personelit duket se janë më të mëdha, duke zënë këtu vendin e gjashtë të listës.

Po ndryshimi i klimës?
Duket se ndërmarrjet nuk e shohin më Coronën si rrezik të madh: Pandemia është zhdukur nga dhjetë të parët e listës, duke kaluar në rangjet e fundit. Peshë kanë humbur për manaxherët dhe drejtuesit e ndërmarrjeve edhe ndryshimi i klimës dhe katastrofat natyrore. Ndryshimi i klimës ka rënë nga vendi i gjashtë në vend të shtatë, katastrofat natyrore nga vendi i tretë para një viti, kanë kaluar në vend të gjashtë këtë vit.
Rezultate të ngjashme nxorri në pah edhe studimi i publikuar (16.01) në Davos, nga firma e konsultimit të ndërmarrjeve PWC. Sipas tij, optimizmi i drejtuesve të ndërmarrjeve ka rënë në gjithë botën. Ndërkohë gati tre të katërtat e githë manaxhereve dhe manaxherëve presin të ketë rënie të prodhimit ekonomik botëror. Një vit më parë vetëm 15 prej tyre ishin të këtij mendimi. Në Gjermani pesimizmi është edhe më i madh: Sipas sondazheve, 82 përqind e manaxherëve mendojnë se do ketë rënie të prodhimit ekonomik botëror./DW
Journalist Artan Hoxha expresses surprise at the publicatio...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Journalist Eni Ferhati warned that arrests of senior offic...
Një tjetër denoncim është bërë nga deputetja e Partisë...
PL MP, Monika Kryemadhi, has published some live drone foo...
Richard Grenell, the head of intelligence in the Trump...
US Ambassador Yuri Kimka spoke about the end of her mandat...
Richard Grenell, the head of intelligence in the Trump...
Ambassador Yuri Kim has revealed that many senior state of...
Richard Grenell, the head of intelligence in the Trump...
Ambassador Yuri Kim stated that the justice reform is yiel...
The US ambassador to Albania, Yuri Kim, has stated that Al...
Zhdukja e 280 kg ar, nga thesari i shtetit dhe vjedhja e t...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, p...
Mbrëmjen e sotme është mbledhur Shtabi i Emergjencave ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me urbanistë d...
Këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur herë pas here në shtë...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpre...
Mjeku i njohur Isuf Kalo ka ndërruar jetë ditën e sotm...
Gazetari Ermal Mulosmani, ka ironizuar deputetin e Partisë...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...