web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari ironizon Gjekmarkajn/

2023-01-19 18:14:00, Aktualitet CNA

Gazetari ironizon Gjekmarkajn/

Gazetari Ermal Mulosmani, ka ironizuar deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajn pas një statusi që ai ka bërë lidhur me akuzat e deputetës së PD-së, Ina Zhupa ndaj Flututa Açkës së cilës i ka thënë se ajo është në krahun e mazhorancës.

Ai thotë se mbështet Gjekmarkajn për fjalët që shkruan për Ina Zhupën, por nuk mund t’ia falë një profesori të gjuhësisë që fjalën shtrydhur e shkruan shtryllur.

Gjeka paska bërë sot një status për tu përshëndetur. Në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Edukimit, deputetja Ina Zhupa, tashmë në krahun e Berishës brenda PD-së, e paska akuzuar deputeten Açka se po bën "lojën e atyre" duke nënkuptuar maxhorancën.

Ina Zhupa, rreth një vit më parë kur mbronte për për vdekje Lulzim Bashën i drejtohej një funksionari lokal të Sarandës që mbështeste Berishën me shprehjen e famshme të Ilir Beqjes - "suksese në jetë" - një shprehje që nënkupton se ishte i mbaruar në mardhëniet me Partinë. Prandaj edhe goditja e Gjekës këtë radhë ka mbështetjen time...

Ama si mund ta shkruajë një profesor i gjuhësisë, një shkrimtar a kritik letrar fjalën "shtryllur" në vend të "shtrydhur".

That's enough and I had removed the mandate of the deputy for his linguistic ignorance, " he writes./ CNA.al

 





11:26 TODAY

Elvis Roshi

Ish kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka dalë n...

Lajmet e fundit nga