web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The problems of the former socialist mayor with justice / Who is Elvis Roshi, with five names

2023-01-19 10:59:00, Aktualitet CNA
The problems of the former socialist mayor with justice / Who is Elvis Roshi,
Elvis Roshi, former mayor

Elvis Roshi, the former socialist mayor who gave victory to Edi Rama in Kavaja, has not finished his problems with justice.

Roshi, at the invitation of the National Bureau of Investigation, appeared today at SPAK.

It is not known for which case he was summoned, but we recall that he left politics after it was proven that he had been convicted in Italy.

Organi i akuzës, duke iu referuar të dhënave të marra nga autoritetet italiane, ka konfirmuar  se shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 03.12.1975 është dënuar për një përdhunim të kryer në vitin 1995 në Campobasso.

Referuar përgjigjes së ardhur nga jashtë në Prokurori, në të njëjtën ditë është lëshuar një dekret për ekspuls, pra për ta përzënë shtetasin në fjalë nga Italia.

“Elvis Rroshi është kontrolluar në Milano në vitin 1997 dhe ka dhënë një deklaratë false. Në vitin 2000 ai është kontrolluar në Sesto San Giovvani, në Milano. Nuk rezulton se ai ka vuajtur dënimin”, theksohet në përgjigjen e ardhur në adresë të Prokurorisë nga Italia.

Këto të dhëna janë bërë publike që në vitin 2016.

Pesë identitetet e Roshit

The problems of the former socialist mayor with justice / Who is Elvis Roshi,

Autoritetet zvicerane  kanë zbardhur detaje nga e shkuara e Elvis Rroshit në përgjigjet dërguar prokurorisë shqiptare.

Sipas përgjigjes të dërguar nga autoritetet zvicerane, shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 03.12.1975 në Kavajë, i biri i Azem dhe i Nasije, është njohur me këta emra: Ervin Rroshi, datëlindja 03.12.1975, Elvis Rroshi, Bashkim Hallulli dhe Enver Rroshi, i datëlindjes 03.12. 1975, si edhe Enver Proshi, me datëlindje 03.12.1975.

“Më datë 14 maj 1993, ai është ndaluar nga Policia e Zyrihut për një rast droge, duke qenë se ky rast ka më shumë se 20 vjet, Policia e Zyrihut nuk ka mundur të sigurojë më shumë detaje, por duke marrë parasysh faktin se ai është dëbuar 4 muaj më vonë, ndoshta nuk ka qenë një rast për trafik droge, por vetëm konsumim i lëndës narkotike”, kanë informuar autoritetet zviceriane prokurorinë shqiptare.

Dorëheqja

The problems of the former socialist mayor with justice / Who is Elvis Roshi,

Pas daljes së këtyre të dhënave dhe nisjes së hetimeve, në vitin 2016 i vënë në shënjestër të akuzave për të kaluarën e tij, të shtuara dhe pas publikimit të formularit të dekriminalizimit, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, i cili në dy zgjedhje me radhë i dha fitoren socialistëve në një qytet të konsideruar bastion i së djathtës, njoftoi dorëheqjen.

Dy vite më vonë u dënua

Në korrik të vitit 2018, Gjykata e Tiranës shpalli fajtor ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Rroshi u dënua me burg, por ai nuk ka shkuar asnjë ditë ne qeli, pasi gjykata konvertoi dënimin në 60 orë punë në interes të publikut./CNA.al





Lajmet e fundit nga