web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha bën deklaratën e fortë/ Prej 6 muash Porti i Durrësit u la i hapur për tonelata me kokainë

2022-11-10 21:32:00, Aktualitet CNA
Berisha bën deklaratën e fortë/ Prej 6 muash Porti i
Kryetari i demokratëve Sali Berisha

Kryetari i demokratëve Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Opinion.

Kreu i PD-së, tha se prej 6 muajsh Porti i Durrësit është lënë i hapur për tonelata me kokainë.  

Berisha e cilësoi qeverinë si një "eksportuese" të drogës dhe krimit të organizuar, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve në Britaninë e Madhe që t’i bëjnë të qartë qeverisë britanike se ata nuk janë kriminelë, por krimineli sipas tij është kryeministri Edi Rama, pasi po i dëbon nga vendi i tyre.

Është bërë e qartë për gjithë botën se eksporti i kësaj qeverie është krimi i organizuar dhe droga.

U bëj thirrje shqiptarëve në Britaninë e Madhe tu bëjnë të qartë qeverisë britanike se nuk janë kriminel, por krimineli i vërtetë është Edi Rama. Ky njeri po i dëbon nga vendi i tyre.

E di se 6 muaj rresht Porti u la i lirë për tonelata me kokainë.

Eksporti kryesor i qeverisë së Edi Ramës është droga dhe krimi”, tha Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga