web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ironizon Metën/ Iu përgjigjet akuzave për Portin e Durrësit

2022-11-10 17:33:00, Aktualitet CNA
Rama ironizon Metën/ Iu përgjigjet akuzave për Portin e
Foto ilustruese, kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akzuave të Partisë së Lirisë për Portin e Durrësit.

Rama ka sqaruar se ai që do të ndërtojë Portin e Durrësit ka ndërtuar gjysmën e Dubait, ndërsa nuk kursen as ironitë ndaj Ilir Metës.

S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!”, shkruan Rama në një postim në Twitter./ CNA.al





Lajmet e fundit nga