web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish kryetarja e partisë së inceneratorëve: SPAK po kthehet në seksion të qeverisë

2022-11-10 19:50:00, Aktualitet CNA
Ish kryetarja e partisë së inceneratorëve: SPAK po kthehet
Ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Ish kryetarja e LSI-së, ose siç njihet ndryshe e "partisë së inceneratorëve", Monika Kryemadhi, ka deklaruar se sot parlamenti i ka kaluar 10 milionë dollarë inceneratorit të Tiranës.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Syri Tv, Kryemadhi ka sulmuar edhe SPAK, duke thënë se ky institucion po kthehet në seksion të qeverisë.  

Jo më larg se sot parlamenti shqiptar i kalon 10 milionë dollarë të tjerë inceneratorit të Tiranës.

Për inceneratorin e Tiranës vazhdohet dhe paguhet në mënyrë të rregullt nga Bashkia Tiranë, nuk paguajnë vetëm taksapaguesit e Tiranës por të gjithë Shqipërisë.

Ajo që mua më bën pështypje dhe është qesharake dhe tronditëse jam e bindur që SPAK nuk ka fuqi për të thirrur Erion Veliajn dhe Ramën, ky institucion po kthehet në seksion të qeverisë. Të ndalohen pagesat për inceneratorin e Tiranës”, tha Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga