web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Begaj, thirrje Kosovës për situatën në veri/ “Duhet të koordinoheni me partnerët“

2023-09-04 11:56:00, Aktualitet CNA

Begaj, thirrje Kosovës për situatën në veri/ “Duhet

Gjatë konferencës për shtyp,  Presidenti Bajram Begaj ka zbuluar detaje nga diskutimi dhe biseda me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani.

Begaj zbuloi se me Presidenten Osmani ka diskutuar mbi marrëdhënien e dy vendeve duke përmendur se Kosova është një prioritet i Shqipërisë.

"Karakteri trategjik i marrëdhënieve është me rëndësi për stabilitetin sigurinë dhe prespektivën eurotlantike. Kosova është një prioritet i Shqipërisë, rikonformva dhe njëherë mbështetjen time dhe të shtetit për Kosovën kudo.

Zgjidhja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kosova është bërë partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Kosova është tregu i dytë për eksportin e mallit. Kosova është investuesi i tretë më i rëndësishë në Shqipëri .

Përshëndeta hapat e ndërmarra për lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar.

Turizmi mbetet një kontribut i rëndësishm për dy shtete, duhet bërë më shumë nga ana e dy vendeve.

Shqi[ëria dhe Kosova duhet mbeten faktorë stabiliteti në rajon", tha Begaj. 

Ndër të tjera kanë diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës, duke theskuar se pavarësisht provokimeve në veri dhe ndërhyrjeve nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet të koordinohen me partnerët të BE-së.

"Jashtë vëmendjes nuk mund të qëndronte situata në veri të Kosovës. Pavarësisht provokimeve në veri dhe ndërhyrjeve hibride nga aktor të tretë dashakeqë duhet koordinimi më i ngushtë me partnerët me BE.

Askush nuk mund të vërë në pikëpyteje integritetin territorial të Kosovë", u shpreh Begaj./ CNA





Lajmet e fundit nga