
Lajmi i mirë! Shqipëria ka dalë nga zona e gri e pastrimit të parave. Kjo arritje erdhi falë punës së zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ka udhëhequr këtë proces bashkë dhe stafin e saj, të cilët ndodhen në Paris.
Balluku nënvizon në rrjetet sociale se gjithçka u arrit falë angazhimit të qeverisë shqiptare, punës për përmbushjen e reformave dhe reformimit të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare.
“Angazhimi i qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri”, shprehet zv/kryeministrja.
Sipas zv/kryeministres ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë.
“Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, shprehet më tej Balluku.
Vendimi për Shqipërinë u mor nga Task Forca e Veprimit Financiar, e cila është një strukturë mbikëqyrëse e krijuar nga partnerët ndërkombëtarë që vlereson çdo vend në bote në fushen e pastrimit të parave (PP) dhe financimit të terrorizmit (FT).
FATF vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, si pika të forta për të vazhduar zbatimin e reformave në të ardhmen në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ndërkohë pjesë e listës së zezë për pastrimin e parave është bërë Bullgaria dhe Kroacia./CNA
The Minister of Education, Ogerta Manastirliu, gave go...
On Friday, the former miners held a protest in front of th...
Jamarbër Malltezi, the son-in-law of former Prime Mini...
The Special Prosecutor's Office against Corruption and Org...
An Urban Planning official in the Municipality of Sara...
Gazetari Blendi Fevziu gjatë emisionit "Opinion" i është d...
Former Prime Minister Sali Berisha denounced on the Opinio...
Journalist Blendi Fevizu asked former Prime Minister Sali ...
Former Prime Minister Sali Berisha has shown in the Opinio...
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes analistit Andi Bu...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka bërë me dije se SPAK ka f...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka shk...
The former Prime Minister Sali Berisha has made a firm...
Analyst Fatos Lubonja has spoken about the court's dec...
Valentina Teodoresku was the next lawyer, who was appointe...
Dorian Duçka ka dalë nga ambientet e SPAK…....
The world championship for parachute flights was held ...
Shkëlzen Berisha ka reaguar pasi gjykata i caktoi si avoka...
Gjykata ka caktuar disa avokatë shtetit për të mbrojtur is...
Gent Strazimiri ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me v...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...