web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aktori i madh i kinematografisë tall Grida Dumën

2023-11-30 13:03:00, Aktualitet CNA

Aktori i madh i kinematografisë tall Grida Dumën

Artisti i merituar, i qindra roleve në teatër dhe kinematografisti, Astrit Çerma ka ironizuar Grida Dumën me emisionin e saj në televizionin e ortakëve të inceneratorëve .

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori më i vlerësuar i kohës, Astrit Çerma, vë në pah mungesën e profesionalizmit të Grida Dumës si moderatore.

Aktori thekson se, “Duma e Topit” është e tmerrshme pasi i fton personazhet iu mban leksione të ftuarëve dhe u tregon atyre se i ka përzgjedhur për t’iu vënë në pah se sa e mençur është ajo.

“Ndjek Dumën e Topit, jo vetëm sepse s'kam çtë ndjek, por edhe sepse kam një nderim tepër të veçantë për të ftuarit e emisjonit. Por.. Është e tmerrshme..  Si e durojnë ata që ka ftuar që t'Ju mbaj leksionin me temën: - Shikoni sa e mënçuar jam unë që ju kam përzgjethur juve të mënçurve që t'Ju rrëfej mënçurinë time..”, shkruan ndër të tjera aktori Astrit Çerma.

Kujtojmë se Astrit Çerma është një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit. Studioi për aktor në Tiranë dhe pas studimeve u rikthye në qytetin e lindjes. Menjëherë filloi një karrierë të vrullshme dhe të suksesshme në kinema, duke interpretuar me profesionalizëm qysh në filmin e parë “Brazdat” (1973).

Në vitet ’70 luan disa role protagoniste, si në filmat “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Thirrja” (1976), “Fije që priten” (1976), “Ata ishin katër” (1977) etj.

Ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, që kishin pasur suksese të ngjashme në film, Çerma nuk u transferua në Tiranë dhe kjo ndoshta i kushtoi shtrenjtë.

Në vitet ’80 luajti vetëm tri filma që nuk patën sukses. Pas vitit 1990 nuk luajti asnjë film dhe pas vitit 1997, ndërsa kishte provuar edhe të shkruante dhe vinte në skenë komedi në Teatrin “Skampa”, transferohet familjarisht në SHBA./ CNA

 





Lajmet e fundit nga