Projekti i Unazës së Madhe, lë në rrugë qytetarët/ Banorët, protestë në Laprakë
Banorët e Unazës kanë dalë të protestojnë mëngjesin e sotë...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh urimi për shkrimtarin Ismail Kadare në 86 vjetorin e lindjes.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama ka ripublikuar një shkrim të tijin të vitit 2021, ku flet me superlativa për Kadarenë.
"Edhe 100! Gëzuar!
Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.
Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare - ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve...

Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!
Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtoj urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:
"Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal", shkruan kryeministri./ B.A. - CNA.al
Banorët e Unazës kanë dalë të protestojnë mëngjesin e sotë...
Prej ditësh në media zien lajmi i skandalit të ish-zyr...
The former Chief Prosecutor of Tirana, Elisabeta Imera...
Drejtori i FBI, Christopher Wray, ka reaguar për herë ...
Media ndërkombëtare “Business Insider” ka publikuar një ar...
Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi thotë se lufta në Uk...
Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi, ka folur mbrëmjen e...
Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka reagua...
Avokati Spartak Ngjela ka “nxjerrë jashtë kontrolli” gazet...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Univer...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar për plotës...
Lawyer Spartak Ngjela has said that the head of the govern...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i bëri thir...
The US ambassador, Yuri Kim, has gone to the Constitutiona...
Komisioneri Oliver Várhelyi i është përgjigjur deputetit ...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, started this mor...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyr...
During the night there was snowfall with average intensity...
The Ambassador of the European Union in Tirana, Christiane...
A few months ago, "Abc News" television changed owners...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
Roskovec/Preliminary information At around 06:00, in the ...
A serious incident occurred in Fier in the village of Vidh...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...