web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

64 milionë euro barna false/ Europol çmonton rrjetin kriminal, aksion edhe në Shqipëri

2024-02-14 13:25:00, Aktualitet CNA
64 milionë euro barna false/ Europol çmonton rrjetin kriminal,
Barnat e sekuestruara

Europol gjatë një aksioni midis muaj prill dhe tetor të vitit të kaluar ka mundur të sekuestrojë barna falas me vlerë 64 milionë euro. 

Operacioni u shtri në 30 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Operacioni u mbështet gjithashtu nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Zyra e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO), Frontex, Agjencia Botërore kundër Dopingut (WADA) dhe agjencitë kombëtare të mjekësisë.

Grupi kriminal trafikonte produkte farmaceutike dhe pajisje mjekësore të paautorizuara. Mes produkteve që trafikonin grpupet kriminale kushte botox të "fals" dhe preparate vitaminash të përdorura në kirurgjinë estetike.

Gjatë operaconit u arrestuan 296 persona 988 në ndjekje penale. 

Sekuestrimet: 

-636 263 pako të paligjshme farmaceutike ilegale
-69 255 kilogramë pluhura dhe lëndë të parë
-11 551 litra përbërës aktiv
-121 503 flakone dhe ampula

- Mbi 12 milionë tableta dhe pilula 
-4 laboratorë nëntokësorë u çmontuan
-92 faqe interneti u mbyllën

Laboratori nëntokësor i San Marinos zbulohet nga autoritetet italiane

Autoritetet italiane kontrolluan bazën logjistike të një grupi kriminal që vepronte nga San Marino. Hetuesit identifikuan një laborator rural nëntokësor të ngritur për prodhimin, etiketimin dhe paketimin e produkteve të dopingut.

Policia sekuestroi sasi të mëdha substancash dopingu në formën e shisheve, tabletave, kapsulave, shisheve dhe ambalazheve, të gjitha të destinuara për shitje në Itali, si dhe rreth 180 000 euro cash./CNA 

 





Lajmet e fundit nga