Monedhat e huaja në "krizë"/ Kursi i këmbimit, 8 nëntor 2024
Sot, më 8 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...

Drejtoria e Tatimeve, në një shkresë dërguar tatimpaguesve në systemin e tyre E-filing, i ka paralajmëruar subjektet që janë konsideruar me risk, pasi dyshohet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, që të reflektojnë deri në datën 20 nëntor.
Në të kundërt, subjektet me risk do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim.
Shkresa u është dërguar 37.331 tatimpagues të identifikuar me risk në fushën e informalitetit të pagave pasi ata kanë një përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun. Këta tatimpagues pavarësisht njoftimit të parë të dërguar në fillim të muajit tetor nuk kanë reaguar ende.
Në shkresë thuhet:
“Nga analiza e të dhënave që Administrata Tatimore ka kryer bazuar në vetëdeklarimin që keni bërë në muajin shtator 2024, rezulton se në listëpagesën tuaj ka përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun.
Për këtë arsye, Administrata Tatimore ju konsideron subjekt me risk në fushën e informalitetit të pagave!
Në datën 1 tetor 2024, Administrata Tatimore ju është drejtuar me një mesazh të personalizuar, në llogarinë tuaj në e-Filing, nëpërmjet të cilit ju inkurajonte të deklaronit me saktësi dhe vërtetësi pagat e punonjësve tuaj brenda 20 tetorit 2024, por ju nuk keni reflektuar pavarësisht njoftimit.
Sa më lart, Administrata Tatimore falë qasjes këshilluese, në zbatim të fushatës ndërgjegjësuese që ka ndërmarrë ju jep një mundësi të dytë për të deklaruar me saktësi dhe vërtetësi në listëpagesën e radhës, datë 20 nëntor, për të korrigjuar situatën tuaj.
Nëse kjo nuk ndodh edhe pas njoftimit të dytë, ju bëjmë me dije se ju do të jeni objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim.
Ju kujtojmë se: “Deklarimi i pavërtetë i këtyre të dhënave përbën shmangie tatimore dhe si i tillë përbën kundërvajtje administrative dhe penale, sipas Ligjit 9920/2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqiperisë’ i ndryshuar”!
Besimplotë se kjo përpjekje e përbashkët do të gjejë mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj për të vendosur barazi sociale për punonjësit dhe do të ulë informalitetin e pagave”, thuhet në letrën e firmosur nga drejtori i tatimeve, Ilir Bina.
Paralajmërimi i tetorit
Në fillim të muajit tetor Administrata Tatimore u nisi subjekteve një mesazh sensibilizues, në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, për hartimin e një Plani Kombëtar që garanton pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për pension të sigurt në të ardhmen.
Tatimet njoftuan se, do të vlerësojnë, analizojnë, evidentojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet e fenomeneve dhe tatimpaguesve me risk në këtë fushë. Ajo do të monitorojë të dhënat që vetë subjektet deklarojnë, do të kryqëzojnë informacionin nëpërmjet sistemeve informatike që disponon, si dhe me palë të treta për çdo informacion që lidhet me punonjësit.
Tatimet: reaguan 9 mijë biznese
Drejtoria e Tatimeve bëri të ditur një ditë më parë se pas njoftimit të përgjithshëm (pop up) 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024, rreth 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar saktësi në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh./ Revista Monitor
Sot, më 8 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë n...
Sot, më 7 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit ng...
Qeveria shqiptare parashikon të mbajë huamarrjen në tregun...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komis...
Sot, më 6 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Qarku i Shkodrës ka marrë shumicën e vizitorëve në zonat e...
Sot, më 5 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli së...
Sot, më 4 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 3 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 2 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sektori bankar ka arritur të përmbushë plotësisht kërkesat...
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të premten se ka vendosu...
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tre...
Deri në shtator 2024 nga Ministria e Financave llogaritet ...
Sot, më 1 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Inflacioni në zonën e euros me 20 vende u rrit në 2% në te...
Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...