Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun e bukës
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të premten se ka vendosu...

Sektori bankar ka arritur të përmbushë plotësisht kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).
Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, objektivi i ndërmjetëm i kërkesës për MREL për vitin 2024, arrin mesatarisht në 18.2% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik, kundrejt objektivit të ndërmjetëm të vitit 2023 prej 16.4%. Gjatë kësaj periudhe, sektori bankar e ka përmbushur plotësisht objektivin e ndërmjetëm, duke ruajtur një kapacitet mesatar të MREL-it në nivelin 21.6% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, janë 5 banka të sektorit bankar që i nënshtrohen kuadrit rregullator të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, duke përmbushur kërkesën për MREL.
Objektivi përfundimtar që duhet të përmbushet brenda vitit 2027, mesatarisht qëndron në nivelin 24.9% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.
Kapitali rregullator përbën burimin kryesor të financimit të MREL, ndërsa titujt financiarë senior përbëjnë rishtazi peshën kryesore të detyrimeve të pranuara.
Në qershor 2024, kapitali bazë i nivelit të parë ka financuar nivelin e MREL me 18.6% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik, kapitali i nivelit të dytë ka financuar 1.4% të ekspozimeve, borxhi i varur jo pjesë e kapitalit rregullator ka një kontribut më të ulët në 0.5% të ekspozimeve, ndërsa titujt financiarë senior kanë rritur financimin në rreth 1.1% të tyre.
Gjashtëmujori i parë i vitit 2024, shënon nivel të moderuar të aktivitetit të bankave për emetimin e titujve financiarë për qëllime të kërkesave rregullative, kundrejt vitit 2023.
Gjatë kësaj periudhe, bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL emetuan në tregun e kapitalit në formën e obligacioneve me ofertë private, tituj borxhi të pagarantuar.
Kapaciteti i tregut të kapitalit për të përthithur këto emetime, sipas Bankës së Shqipërisë, mbetet i kënaqshëm. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, titujt financiarë të miratuar për emetim janë blerë nga investitorët në treg, në të cilin individët përbëjnë bazën kryesore të investitorëve.
Normat e interesit në tregun e kapitalit kanë shënuar ulje, në reflektim të zhvillimeve në tregun financiar, ofertës së titujve dhe natyrës së borxhit të pagarantuar. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, normat e interesit kanë shënuar një ulje prej rreth 2.2% për emetimin në lekë, 0.7% për euron dhe 1.7% për dollarin amerikan, krahasuar me totalin e emetimeve për vitin 2023.
Maturiteti i letrave me vlerë të emetuara në tregun e kapitalit në Shqipëri ka shfaqur një rënie të lehtë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, emetimi i titujve të borxhit të pagarantuar, i realizuar në monedhën kombëtare dhe në monedhë të huaj, është bërë për afate më të ulëta maturimi, prej 3 vjetësh, nga 4 vjet që ishte në gjashtëmujorin e mëparshëm.
Bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL paraqesin zhvillime pozitive në përfitueshmëri, në linjë me zhvillimet e sektorit. Në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, rezultati neto nga interesi për këto banka u rrit me 11% në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 26.3 miliardë lekë. Marzhi neto nga interesi shënoi gjithashtu, përmirësim të ndjeshëm, në nivelin historik prej 4.29% kundrejt nivelit prej 4.25% në fund të vitit 2023.
Në vijim të zhvillimeve të kënaqshme në treguesit e përfitueshmërisë, kosto e financimit të kërkesës për MREL vlerësohet e përballueshme. Në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, shpenzimet për interesa për borxhin e varur përbëjnë 2% të rezultatit neto nga interesi, për bankat, të cilat i nënshtrohen kërkesës për MREL.
Banka të veçanta, të cilat kanë një histori më të gjatë të emetimit të titujve të borxhit për qëllime rregullative, kanë një peshë më të lartë të këtij treguesi, i cili gjithsesi mbetet i kufizuar në ndikimin që ka në përfitueshmëri./ Revista Monitor
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të premten se ka vendosu...
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tre...
Deri në shtator 2024 nga Ministria e Financave llogaritet ...
Sot, më 1 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Inflacioni në zonën e euros me 20 vende u rrit në 2% në te...
Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rr...
Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tr...
Sot, më 31 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një tjetër rënie të lehtë...
Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit t...
Sot, më 30 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka publikuar të plota ndryshimet që mir...
Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele...
Sot, më 29 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vlera e kontratat të reja me Partneritet Publik-Privat që ...
Në vitin 1993, Shqipëria miratoi ligjin për sigurimet shoq...
Sot, më 28 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sipas të dhënave zyrtare, shteti shqiptar ka prodhuar gjit...
Sot, më 27 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Pas krizës financiare të viteve 2007-09, çmimet globale të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...