Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 1 nëntor 2024
Sot, më 1 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...

Deri në shtator 2024 nga Ministria e Financave llogaritet një detyrim prej 181 mln eurosh ndaj arbitrazheve ndërkombëtare.
Krahasuar me vjet detyrimi i skeduluar për arbitrazhet ndërkombëtare është shtuar rreth 5%. Detyrimet janë rritur nga humbja e çështjeve të reja dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit shqiptar në Arbitrazh.
Në projektbuxhetin e vitit 2025 jepen të detajuara vendimet për dëmshpërblim të gjykatës së Arbitrazhit, detyrimin faktik dhe kontingjent, dhe kostot e përfaqësimit ligjor të shtetit në Arbitrazh.
Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, faturës totale të Arbitrazhit i është shtuar një detyrim me vlerë 13,4 mln euro për t’u paguar. Padia është depozituar në 2018 nga kompania italiane. Ndër vite kostot administrative të përfaqësimit dhe ligjore të shtetit shqiptar për këtë çështje arritën deri në 189 mijë euro sipas të dhënave të publikuara në projektbuxhetin 2024. Deri tani rezulton se janë shlyer 90% e tyre.
Në muajin gusht të këtij viti kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpret gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit.
Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative për t’u paguar me vlerë rreth 1,8 mln euro.
Ndërsa kostoja ligjore për përfaqësimin e shtetit në Arbitrazh, për kontratën koncesionere në portin e Durrësit me kompaninë “Durrës Kurum Shiping” nga 1,1 mln euro që ishte deri në shtator 2023, rezulton se ka mbetur pa shlyer edhe 200 mijë euro. Çështja u fitua në muajin gusht 2024 nga shteti shqiptar. Paditësit kërkonin dëmshpërblim me vlerë 100 mln euro në padinë e depozituar 4 vite më parë.
Rreth 60% të faturës totale të pashlyer të Arbitrazhit vijon të jetë për çështjen “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Françesko Beketi. Detyrimi me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, është më i larti ndër 5 çështjet e humbura në Arbitrazh nga shteti shqiptar. Ndërsa kostoja ligjore për t’u paguar për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë çështje është me vlerë 1,5 mln euro.
Më pas është fatura me vlerë rreth 42,4 mln euro për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan.
Një faturë prej 12 mln euro, shteti shqiptar duhet të paguajë për çështjen e humbur me kompaninë “GBC Oil LTD”./ Revista Monitor
Sot, më 1 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Inflacioni në zonën e euros me 20 vende u rrit në 2% në te...
Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rr...
Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tr...
Sot, më 31 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një tjetër rënie të lehtë...
Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit t...
Sot, më 30 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka publikuar të plota ndryshimet që mir...
Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele...
Sot, më 29 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vlera e kontratat të reja me Partneritet Publik-Privat që ...
Në vitin 1993, Shqipëria miratoi ligjin për sigurimet shoq...
Sot, më 28 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sipas të dhënave zyrtare, shteti shqiptar ka prodhuar gjit...
Sot, më 27 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Pas krizës financiare të viteve 2007-09, çmimet globale të...
Sot, më 26 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Raporti i Tendencave të Strehimit 2024, i përpiluar nga ag...
Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nears...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...