Tatimet: Gjatë 5-mujorit të parë 2025, të ardhurat shënuan 188.4 miliardë lekë
Drejtoria e Pёrgjithshme tё Tatimeve ka ndarë sot të dhëna...

Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, me rritje 0.6 pikë përqindje, në raport me nivelin prej 13.8% që zinte ky sektor një vit më parë.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të ndërtimit në Europë, teksa në Bashkimin Europian, mesatarja që zë ky sektor në vlerën e shtuar bruto[1] ishte 5.6%, ose gati tre herë më e ulët se në Shqipëri.
Shteti i dytë me kontributin më të lartë të ndërtimit në Ekonomi është Kosova, me 9.8% në 2024-n, nga 10.7% një vit më parë. Në vend të tretë është Sllovakia, me 8.7%, e ndjekur nga Islanda, me 8.4%.
Në rajon, përveç Shqipërisë e Kosovës, më shumë ndërtohet në Maqedoninë e Veriut (6.6% e vlerës së shtuar bruto), e ndjekur nga Serbia (5.9%), Bosnjë Hercegovina (5.5%) dhe i fundit është Mali i Zi me 3.9%. Në Europë, shteti që ndërton më pak është Greqia, ku ndërtimi kontribuoi në 2.2% në krijimin e vlerës ekonomike të vendit.
Varësia e Shqipërisë ndaj ndërtimit ka ardhur sërish në rritje vitet e fundit. Në 2019-n, viti më i hershëm që raporton të dhënat Eurostat, ndërtimi kontribuonte në 13% të ekonomisë.
Pesha e lartë që zë ndërtimi në Shqipëri reflekton një një varësi të tepruar të ekonomisë nga ky sektor dhe investimet në pasuri të paluajtshme. Kur sektori përbën gati 15% të vlerës së shtuar bruto, çdo lëvizje e tregut të pronës apo ngadalësim i ndërtimit mund të godasë në mënyrë disproporcionale punësimin, të ardhurat fiskale dhe rritjen e përgjithshme ekonomike.
Së dyti, përqendrimi në sektorin e ndërtimit tregon për mungesë diversifikimi të ekonomisë, sidomos në drejtim të shërbimeve inovative. Kjo e bën ekonominë më të ndjeshme ndaj cikleve koniunkturale dhe rreziqeve gjeopolitike.
Ndërtimi ka qenë gjithnjë bashkëshoqërues i ekonomisë, me dy cikle. I pari ishte pas vitit 1999, arriti maturimin në 2011-n dhe filloi më pas rënien deri në vitin 2015. Nga viti 2017 nisi cikli i ri, i nxitur fillimisht nga ndërtimet në kryeqytet, e më pas në bregdet. Cikli i dytë nuk ka arritur ende maturimin dhe nuk dihet se kur do të ndodhë teksa lejet e ndërtimit, sidomos në kryeqytet, çdo vit po arrijnë një rekord, ku çdo ditë prezantohen projekte të reja të ndërtesave shumëkatëshe.
Të dhënat e kryqëzuara mes rritjes së të ardhurave (pagave), aktivitetit real të ekonomisë, kredisë në banka, strukturës së bizneseve e kërkesës reale sugjerojnë se një pjesë e këtij sektori financohet nga burime informale. P.sh., që nga viti 2014, çmimet e apartamenteve janë rritur 10 herë më shumë se paga mesatare, duke e bërë pothuajse të pamundur për shtresën e mesme blerjen e një apartamenti, që sot kushton minimalisht 1500-2000 euro/m², teksa paga mesatare mujore është rreth 770 euro/muaj.
Forcimi i ndjeshëm i Lekut është një tjetër faktor që tregon praninë e lartë të parave informale. Nga fundi i 2016-s, kur filloi vala e dytë e ndërtimeve, Euro është zhvlerësuar me rreth 27% (monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 100.7 lekë në vitin 2024, nga 137.4 lekë në 2016). Për të njëjtën periudhë, deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga vendi) nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm, si rrjedhojë e nivelit të lartë të importeve në një vend që pothuajse nuk prodhon më asgjë./ Monitor.al
Drejtoria e Pёrgjithshme tё Tatimeve ka ndarë sot të dhëna...
Dollari u rrit të hënën, ndërsa pasiguria mbi konfliktin I...
Nga rishikimi i buxhetit të vitit 2025 në total do të rial...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kohë kur interneti ka zhvendosur kufijtë fizikë të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Qytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Qendra Kombëtare e Biznesit u ka bërë sot një rikujtim të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Grupi austriak i sigurimeve, Uniqa, njoftoi përmbylljen më...
Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtua...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugo...
Ministria e Financave ka publikuar një përmbledhje të perf...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur ecurinë më të m...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u...
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...