Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Shitjet e fundvitit këtë vit pritet të jenë më të vakëta, pasi konsumatorët amerikanë shprehen se do të kursejnë më shumë në blerjet e tyre.
Një sondazh i kryer nga kompania e konsulencës PwC tregon se shpenzimet mesatare për dhurata, udhëtime dhe argëtim gjatë festave do të arrijnë në rreth 1,552 dollarë për konsumator, duke shënuar një rënie 5% krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, rënia më e madhe vjen nga të rinjtë e brezit Z (Gen z). Të rinjtë e moshës 13 deri në 29 vjeç deklarojnë se do të shpenzojnë mesatarisht 23% më pak se një vit më parë, ndryshimi më i fortë mes të gjitha brezave.
Ky është një ndryshim i madh në raport me vitin e kaluar, kur ata shpreheshin se do të shpenzonin 37% më shumë. Kjo tërheqje e tyre është një nga faktorët kryesorë që po ndikon në uljen e përgjithshme të shpenzimeve për festat.
“Çmimi është gjuha e dashurisë për Gen Z,” tha Ali Furman, drejtuese e sektorit të tregjeve të konsumit në PwC për SHBA. “Ata janë rritur në një periudhë me kosto të larta. Janë të fokusuar te transparenca dhe vlera e çmimit.”
Një brez sfidues për shitësit
Furman theksoi se për tregtarët, brezi Z është njëkohësisht mundësi dhe sfidë. Me një moshë mesatare 22 vjeç, ata kanë paga më të ulëta, shpenzime të reja dhe shpesh borxhe për të shlyer.
Për më tepër, ata janë më shumë të orientuar drejt përvojave, si koncerte, udhëtime dhe hotele, në vend të blerjes së produkteve të reja. Rritja e çmimeve të këtyre përvojave ka ngushtuar edhe më shumë hapësirën për shpenzime festive.
“Argëtimi dhe pushimet po marrin një pjesë gjithnjë e më të madhe të portofolit të tyre, ndaj mbetet më pak për dhuratat e festave,” shtoi ajo.
Një tjetër sfidë për tregtarët është ritmi i shpejtë me të cilin të rinjtë përqafojnë tendencat dhe më pas i braktisin ato. Kjo i detyron bizneset të përshtaten vazhdimisht për të mbajtur interesin e kësaj gjenerate.
Sfondi i pasigurt për tregtarët
Për kompanitë e shitjes me pakicë, gjetjet e sondazhit nënvizojnë pasigurinë që do të karakterizojë këtë sezon festash, sidomos për shkak të ndjeshmërisë ndaj çmimeve dhe debatit mbi sa duhet të përballojnë apo të kalojnë te konsumatorët kosto më të larta doganore.
Ndërkohë, pritshmëritë e shpenzimeve për brezat e tjerë kanë mbetur më shumë ose më pak të pandryshuara nga një vit më parë. Përjashtim bëjnë vetëm baby boomers, të cilët planifikojnë të shpenzojnë mesatarisht 5% më shumë.
Sondazhi i PwC, i realizuar në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, përfshiu një kampion përfaqësues prej 4,000 konsumatorësh amerikanë.
Ndikimi i tarifave dhe kostove të jetesës
Konsumatorët që tashmë ndihen të lodhur nga rritja e kostos së jetesës, siç janë faturat më të larta të energjisë, janë gjithashtu të shqetësuar për mundësinë e rritjes së çmimeve për shkak të tarifave doganore. Kjo i ka bërë ata të jenë më të kujdesshëm ndaj çmimeve dhe më të prirur për të vonuar ose për të blerë më herët, në mënyrë që të përfitojnë nga çmimet më të mira.
“Nuk janë domosdoshmërisht vetë tarifat që po e diktojnë këtë sjellje,” tha Furman. “Është frika se çmimet mund të rriten, dhe kjo i ka bërë njerëzit më të vetëdijshëm për çdo shpenzim.”/Monitor.al
Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-D...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë ja...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhd...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka kryer disa ndrysh...
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka ku...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në f...
Doganat kanë arkëtuar në buxhetin e shtetit shifrën rekord...
Ndryshimet klimatike do të japin efekte të shumta në sekto...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...