Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për të nëntin vit radhazi.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti u regjistruan gjithsej 810 mijë depozitime të parasë cash në ATM. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i depozitimeve është rritur me 70%.
Vlera totale e depozitimeve për 6-mujorin ka arritur në 37.6 miliardë lekë, në rritje me 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe vitin e kaluar depozitimet e parasë cash në ATM shënuan një rritje të fortë, duke dëshmuar një tendencë drejt automatizimit edhe në shërbimet bankare që lidhen me paranë cash.
Për vitin 2024 klientët e sektorit bankar kryen 1 milion e 31 mijë depozitime automatike në ATM, në rritje me 34% krahasuar me një vit më parë. Depozitimet cash në ATM kishin vlerën e 50 miliardë lekëve, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë.
Edhe numri i bankomateve me funksionin e depozitimit të parasë fizike po rritet, duke dëshmuar shtimin e investimeve për të automatizuar ofrimin e shërbimeve bankare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në mesin e këtij viti arriti në 414, në rritje vjetore me 11%.
Rreth 34% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.
Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë është zhvillim i rëndësishëm për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare. Veprimet me paranë cash kanë qenë ndër shkaqet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.
Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve po ndikon gradualisht lehtësimin e flukseve, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm. Nga ana tjetër, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të spektrit të shërbimeve të ofruara prej tyre, (si për shembull, ofrimin e shërbimeve si kryerja e abonimeve apo pagesave për palë të treta).
Përdorimi i teknologjive që i automatizojnë proceset e thjeshta operacionale është, mes të tjerash, edhe një mënyrë për të rritur eficiencën e bankave dhe për t’i angazhuar burimet njerëzore në procese më komplekse.
Në fund të muajit qershor, sektori bankar shqiptar ofronte gjithsej shërbim nëpërmjet 1214 ATM-ve aktive, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë. Numri i tërheqjeve të parasë cash në ATM arriti në më shumë se 10.9 milionë për gjashtë muajt e parë të vitit.
Në vitet e fundit, rritja është nxitur sidomos nga ATM-të e vendosura në zonat turistike të vendit, që kanë si qëllim kryesisht ofrimin e shërbimit të tërheqjes së parasë cash për turistët e huaj. Këto ATM zakonisht nuk ofrohen direkt nga bankat, por operohen sipas një modeli biznesi në partneritet me biznese të tjera, që zakonisht janë kompanitë që tregtojnë pajisjet ATM.
Në disa raste, veç markës së kompanisë që zotëron pajisjen, ATM-të mbajnë edhe logon e bankës partnere. Por, në disa raste këto pajisje operohen pa u identifikuar në vend me një bankë tregtare. Në këtë partneritet, banka ofron infrastrukturën bazë të pagesave, pra, sistemin, kontabilizimin dhe paranë cash.
Ndërkohë, institucionet financiare ofrojnë pajisjen ATM dhe mbulojnë kostot operacionale, si transportin, rimbushjen, siguracionin e parasë, si edhe mbajnë marrëdhëniet me bizneset për qiratë e vendosjes së ATM-ve, etj. Në fund, të ardhurat ndahen në bazë të kostove të secilës palë./ Monitor
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë ja...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhd...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka kryer disa ndrysh...
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka ku...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në f...
Doganat kanë arkëtuar në buxhetin e shtetit shifrën rekord...
Ndryshimet klimatike do të japin efekte të shumta në sekto...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për eko...
Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell k...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në muajin korrik të këtij viti, hynë në fuqi masat e vendo...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Norma vjetore e inflacionit nuk tregoi shenja rritjeje në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...