Kompania që ka shkatërruar jugun
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...

Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u rrit më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë 2025 individët dhe bizneset kanë kryer pothuajse 28 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, vlera totale e transaksioneve arriti në 3.5 trilionë lekë , në rritje me 13% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2024.
Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 67% të totalit.
Veprimet me kartë ende dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, por pagesat me kartë në terminalet POS po rriten me ritme të shpejta në vitet e fundit.
Në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2025 numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.
Grupi i dytë më i madh brenda pagesave në rrugë bankare janë transfertat e kreditimit të nisura nga klientët. Këto përfshijnë pagesat e nisura nga klientët në degët e bankave ose nëpërmjet kanaleve bankare në distancë, kryesisht internet banking.
Klientët e sektorit bankar kryen gjithsej 8.2 milionë transferta kreditimit (pagesa) nga llogaritë e tyre. Këtë vit po theksohet më tej dominimi i transfertave bankare po dominohen nga veprimet në kanalet e elektronike. Rreth 64% e numrit total të këtyre veprimeve u kryen në formë jo-letër, nëpërmjet kanaleve elektronike.
Një pjesë më të vogël në strukturën e pagesave bankare zënë veprimet e debitimit direkt, pagesat me para elektronike dhe çeqet.
Rritja e numrit të veprimeve të kryera nëpërmjet kanaleve bankare është e lidhur me zgjerimin e aktivitetit ekonomik, por në një masë të madhe edhe me uljen e veprimeve të kryera në para fizike, duke i zëvendësuar ato me pagesa bankare. Ky është një parakusht i rëndësishëm për uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti në më shumë se 3.45 milionë, me një rritje prej 6.7% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, numri i llogarive në sektorin bankar është zgjeruar me më shumë se 218 mijë të tilla.
Numri i llogarive bankare në Shqipëri kishte arritur numrin më të lartë në vitin 2016, me pothuajse 3.5 milionë. Në periudhën 2016-2020, numri i tyre pati pësuar rënie të vazhdueshme, sidomos për shkak të uljes së numrit të bankave si rezultat i procesit të konsolidimit të sektorit.
Megjithatë, pas vitit 2021 po shënohet një tendencë e re në rritje dhe tashmë numri i llogarive bankare është shumë afër nivelit më të lartë historik, të vitit 2016./monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi më datë...
Perspektiva ekonomike për Europën dhe zonën e euros është ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga stër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shitjet e fundvitit këtë vit pritet të jenë më të vakëta, ...
Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-D...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda tre...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet për t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë ja...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhd...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka kryer disa ndrysh...
Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (wbif) ka ku...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...