Baba Mondi merr detyrën si Kryetar i Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Ditën e sotme presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipëri...

Qeveria ka miratuar dhe publikuar në Fletoren Zyrtare një paketë rregullash që vendos për herë të parë një kornizë të detajuar se si identifikohet, si përshkallëzohet dhe si menaxhohet një krizë kibernetike në nivel kombëtar. Në thelb, dokumenti përcakton momentin kur një incident në rrjete apo sisteme nuk trajtohet më si problem teknik i zakonshëm, por si një situatë që rrezikon seriozisht interesin publik dhe funksionimin normal të shërbimeve të rëndësishme.

Procedurat e reja e vendosin Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në qendër të koordinimit të reagimit. Kur një incident shihet se mund të ketë ndikim të gjerë, Autoriteti kërkon kalimin në gatishmëri të lartë të ekipeve të përgjigjes ndaj incidenteve te operatorët dhe aktivizon strukturat përkatëse në nivel kombëtar, përfshirë CSIRT-in Kombëtar dhe ekipin ad-hoc CERT. Mblidhen të dhëna në kohë reale, realizohet analiza teknike dhe operacionale e shtrirjes së sulmit dhe përditësohet raporti i situatës në mënyrë periodike, me synim kufizimin e ndikimit dhe rikthimin e sistemeve në funksion normal.
Një element i rëndësishëm i kësaj procedure është edhe zinxhiri i vendimmarrjes për shpalljen e gjendjes së krizës kibernetike. Sipas dokumentit, pas një vlerësimi të koordinuar, Autoriteti i përcjell Kryeministrit propozimin për shpalljen e krizës dhe masat për zgjidhjen e situatës, ndërsa shpallja bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Parashikohet që gjendja e krizës të vendoset për një periudhë fillestare dhe të zgjatet, kur është e nevojshme, deri në kufijtë e përcaktuar nga procedura.
Rregullat përfshijnë edhe mënyrën e koordinimit ndërinstitucional në një situatë krize, ku përfshihen strukturat e sigurisë dhe të rendit, CSIRT-et sektoriale dhe ato pranë operatorëve, si edhe bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë. Një kapitull i veçantë i kushtohet komunikimit publik, duke kërkuar deklarata të koordinuara dhe informacion të saktë, pa detaje të ndjeshme teknike, për të shmangur panikun dhe dezinformimin.
Paralelisht me procedurat e menaxhimit të krizës, janë përcaktuar edhe rregulla të detajuara për certifikimin e sigurisë kibernetike të produkteve dhe profileve të mbrojtjes në fushën e teknologjisë së informacionit. Dokumenti specifikon se çfarë duhet të përmbajë një certifikatë, nga identifikimi i produktit dhe i zotëruesit, te niveli i sigurisë, standardet e përdorura, periudha e vlefshmërisë dhe shenjat shoqëruese të certifikimit.
Një pjesë thelbësore lidhet me kriteret që duhet të plotësojnë organet e vlerësimit të konformitetit për t’u autorizuar si organe certifikuese dhe laboratorë vlerësimi teknik (ITSEF). Parashikohen kërkesa ligjore, financiare dhe teknike, akreditim i detyrueshëm, strukturë e posaçme me ekspertë të kualifikuar dhe kapacitete të plota për testime të avancuara, përfshirë vlerësime risku, penetration testing dhe analiza të specializuara. Po ashtu përcaktohen dokumentet që duhet të dorëzohen dhe afatet e shqyrtimit, me rregulla të qarta për plotësimin e mangësive, vendimmarrjen për autorizim, pezullimin dhe të drejtën e ankimit.
Me këto vendime, qeveria synon të vendosë një reagim më të strukturuar ndaj sulmeve kibernetike me ndikim të gjerë dhe, në të njëjtën kohë, të ngrejë standardet e kontrollit dhe certifikimit për produktet dhe shërbimet digjitale, duke forcuar zinxhirin e sigurisë nga parandalimi, te menaxhimi i krizës dhe rikthimi i shërbimeve./CNA
Ditën e sotme presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipëri...
Në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...
Zdromsin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn e ka shpallu...
Viti i ri është momenti ideal për të ndalur një çast dhe p...
Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se sot dhe nesër...
Teatri i Kukullave ka bërë sot me dije se do të rritet çmi...
Pas shkarkimit të Skerdi Drenovës, është emëruar drejtori ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të mas...
I vendosur vetëm 4 orë larg Mbretërisë së Bashkuar, ekzist...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hedhur poshtë prete...
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg katër të arrestuarit të...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur sot në Prokuro...
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur sot ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka bërë ...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin se b...
Gara për kreun e Gardës së Republikës është hapur në muaji...
Në vijim të kushteve atmosferike të ditës së sotme dhe baz...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, k...
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 9 persona ...
Kushtet e motit të kësaj fillimjave kanë ndikuar edhe në l...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...