"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se sot dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Në njoftimin e mëposhtëm bëhet me dije se në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Gjithashtu thuhet se do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Më tej shtohet se lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.
Njoftimi i plotë:
PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shume intensive. Në qarqet Lezhë, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e martë, dt. 06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 17 °C
në vendet e ulëta: 12 / 17 °C
në vendet malore: 5 / 11 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri. /CNA
Teatri i Kukullave ka bërë sot me dije se do të rritet çmi...
Pas shkarkimit të Skerdi Drenovës, është emëruar drejtori ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të mas...
I vendosur vetëm 4 orë larg Mbretërisë së Bashkuar, ekzist...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hedhur poshtë prete...
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg katër të arrestuarit të...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur sot në Prokuro...
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur sot ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka bërë ...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin se b...
Gara për kreun e Gardës së Republikës është hapur në muaji...
Në vijim të kushteve atmosferike të ditës së sotme dhe baz...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, k...
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 9 persona ...
Kushtet e motit të kësaj fillimjave kanë ndikuar edhe në l...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë n...
Në aksin Bogë-Theth, gjatë natës janë regjistruar reshje t...
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Erion Veliajn në GJKKO...
Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Era...
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka përf...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...