Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Nuk ka kuaj trojanë. Vendet që do të na dëmtonin nga brenda, nuk mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian. Duhet të jemi absolutisht të sigurt për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së, duhet të jenë demokraci të forta - të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve”.
Kështu tha komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, para Parlamentit Europian këtë javë.
Ajo nuk sqaroi se për cilat vende e ka fjalën, por situata në dhjetë vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, ndoshta çon në përfundimin e njëjtë.
Sipas një zyrtari europian që komentoi jozyrtarisht deklaratat e Kosit, “Serbia dhe Gjeorgjia janë ndër të dyshuarit e zakonshëm”.
Në grupin e zgjerimit të BE-së bëjnë pjesë gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, megjithëse me përparim të pabarabartë në procesin e anëtarësimit.
Nga vendet e Partneritetit Lindor, në këtë grup janë Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia, edhe pse ende me status të kandidates, i ka të ngrira negociatat e pranimit me BE-në.
Mesazh për Serbinë që ta rishqyrtojë rrugën e saj europiane
Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe vend kandidat për anëtarësim në BE që ka refuzuar thirrjet e Brukselit për t’u përshtatur me politikën e jashtme të BE-së dhe për t’i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.
Kjo është arsyeja kryesore përse negociatat e anëtarësimit janë ngrirë - vendi nuk ka hapur asnjë kapitull që nga dhjetori i vitit 2021, dy muaj përpara se të fillonte lufta në Ukrainë.
Deri vonë, Serbia është konsideruar si një nga vendet kryesore në procesin e pranimit në Bruksel.
“BE-ja ka qenë shumë e qartë me partnerët tanë, përfshirë vendet kandidate si Serbia: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht me regjimin e [Vladimir] Putinit dhe pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër Ukrainës”, tha Guillaume Mercier, zëdhënës i Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Nemanja Todoroviç Shtipllija, drejtor ekzekutiv i Qendrës joqeveritare për Politika Bashkëkohore në Beograd, vlerëson se BE-ja, gjatë zgjerimeve të saj të mëparshme, nuk ka zhvilluar mjaftueshëm mekanizma për ta mbrojtur atë nga ky lloj i ndikimit të jashtëm.
“Nuk ka asnjë vend tjetër që mund të përkufizohet në mënyrën se si e përcaktoi komisionarja Kos”, thotë Todoroviq.
Sipas tij, BE-ja ka shembuj të mjaftueshëm me vendet si Hungaria, që janë pjesë e bllokut e që dëmtojnë unitetin brenda BE-së.
Ai beson se, në kontekstin e debatit për reformën e zgjerimit të BE-së, do të gjenden disa mekanizma për të parandaluar që kjo të ndodhë në të ardhmen.
Përndryshe, këta mekanizma u aluduan në njëfarë mënyre edhe nga vetë komisionarja Kos, kur foli për pranimin e Malit të Zi si anëtar i ardhshëm i BE-së.
Në një konferencë për zgjerimin në kryeqytetin estonez, Talin, më 13 shkurt, ajo tha se marrëveshja e ardhshme për pranimin e Malit të Zi në BE do të përfshijë të ashtuquajturat masa mbrojtëse, në rast të ndonjë pengese në demokraci apo sundim të ligjit.
Mospërputhja me politikën evropiane të sanksioneve është një nga arsyet kryesore, por jo e vetmja, përse Serbia ka ngecur në procesin e anëtarësimit. BE-ja ka vënë re, kohëve të fundit, edhe pengesa në disa fusha të rëndësishme, të tilla si sundimi i ligjit dhe liria e medias.
“Serbia e ka bllokuar veten në rrugën e saj evropiane, për shkak të gjendjes së demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe lirive të tjera që janë shkelur. Nga ana tjetër, harmonizimi me politikën e jashtme [evropiane] dhe të sigurisë është e vetmja çështje që mund të tregojë unitetin e plotë të BE-së në këtë moment, dhe Serbia ka dështuar. Në momentin kur filloi lufta në Ukrainë dhe kur të gjitha vendet evropiane mbështetën masat kundër Rusisë, Serbia ishte ajo që nuk e bëri”, thotë Todoroviq për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, deklarata e fundit e komisionares Kos është një mesazh për Serbinë që ta rishqyrtojë harmonizimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe të mendojë për rrugën e saj evropiane.
A është Mali i Zi, si lider në procesin e anëtarësimit, rezistent ndaj ndikimit rus?
Mali i Zi, aktualisht, është në vendin e parë për anëtarësim. Zyrtarët e BE-së besojnë se është reale të pritet që ky vend të përfundojë procesin e negociatave deri në fund të vitit 2026, në mënyrë që t’i krijojë kushtet për anëtarësim deri në fund të vitit 2028.
Shqipëria, tash për tash, mban vendin e dytë, të cilin e mori nga Serbia pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave vitin e kaluar, në kohë rekord.
Megjithatë, përparimi i këtyre vendeve nuk nënkupton se ato nuk do të jenë nën vëzhgimin e Brukselit kur bëhet fjalë për reformat - veçanërisht ato thelbësore që lidhen me sundimin e ligjit.
Në të njëjtin fjalim, më 10 mars, Kos kishte një mesazh edhe për këto dy vende - “pozicioni i liderit në procesin e pranimit nuk garanton status të veçantë”, tha ajo.
Dina Bajramspahiq, aktiviste e shoqërisë civile në Mal të Zi, thotë se, duke pasur parasysh se Mali i Zi ka përparuar më shumë në negociata, do të duhej të pritej që ai të ishte më i suksesshmi në frenimin e ndikimit të keq. Megjithatë, ajo beson se ky nuk është rasti.
“Përkundrazi, për herë të parë në dekadat e fundit, ndikimi i huaj është institucionalizuar: aktorët që ndjekin hapur politika pro [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiq dhe pro Putinit, janë pjesë e institucioneve shtetërore dhe lokale. Dhe, pas një hezitimi të shkurtër, janë pranuar edhe nga partnerët perëndimorë”, thotë Bajramspahiq për Radion Evropa e Lirë.
Ajo vlerëson se Mali i Zi nuk është imun ndaj ndikimeve të huaja toksike, por paralajmëron se Plani i Veprimit i Qeverisë nuk përfshin asnjë masë të vetme që adreson në mënyrë efektive ndikimin e huaj dhe manipulimin e informacionit.
Ajo kujton se ky shtet, së voni, ka miratuar ligje shumë të diskutueshme - Ligjin për Punët e Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare - të cilat, sipas saj, kanë ulur standardet e respektimit të të drejtave të njeriut - gjë që, në mënyrë të pashmangshme, thotë se do të krijojë hapësirë edhe për politizim shtesë të këtij sektori.
“Krijohet përshtypja se vlerësimet se kush është kali i Trojës, do të jenë shumë arbitrare. Nëse mungon lidhja midis mesazheve politike dhe kushteve të negociatave, ekziston rreziku që paralajmërimet për ‘kuajt e Trojës’ të mbeten kryesisht retorikë politike”, thotë Bajramspahiç.
Rasti i Gjeorgjisë si shembull i pasojave të marrëdhënieve të ngushta me Rusinë
Procesi i integrimit evropian të Gjeorgjisë është praktikisht i ngrirë. Zyrtarët e lartë evropianë përsërisin vazhdimisht se Gjeorgjia është një vend kandidat për anëtarësim në BE “vetëm në letër”.
Vlerësohet se ky vend është duke u larguar politikisht nga rruga evropiane dhe duke iu afruar Rusisë. Tensionet janë intensifikuar sidomos kur autoritetet gjeorgjiane kanë miratuar një ligj të diskutueshëm për agjentët e huaj, i cili është parë si i ngjashëm me legjislacionin rus dhe kufizon punën e shoqërisë civile dhe të medias së pavarur.
BE-ja ka vlerësuar se lëvizje të tilla paraqesin pengesa në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, të cilat janë kushte kryesore për përparim drejt anëtarësimit.
Komisioni Evropian, së voni, ka pezulluar regjimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike, shërbyese dhe speciale gjeorgjiane. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm për 12 muaj, deri më 6 mars 2027.
Ai, gjithashtu, ka lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të këtyre masave për të gjithë qytetarët e Gjeorgjisë, e jo vetëm për nëpunësit civilë dhe diplomatët. /REL
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iran...
Një burrë u arrestua në aeroportin Jomo Kenyatta Internati...
Autoritetet në Los Angeles kanë vendosur masa shumë të for...
Një prezantues në televizionin shtetëror iranian lexoi sot...
Media shtetërore iraniane njoftoi se lideri i ri suprem i ...
FBI-ja paralajmëroi departamentet e policisë në Kaliforni ...
Sipas një deklarate të ushtrisë së Izraelit, këtë të enjte...
Deputetët e Parlamentit Europian e kanë miratuar një strat...
Zvicra ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Teheran,...
Sulmet e vazhdueshme iraniane kanë shkaktuar zjarre në të ...
Gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit u kushtuan Sh...
Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kanë publikuar një bisedë m...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar pas vendimit të ...
Hungaria dhe Sllovakia po kundërshtojnë një rinovim të san...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerë...
Mediat e huaja po raportojnë për sulme ajrore izraelite dh...
“Po vjen së shpejti” dhe “Ju kemi dhënë paralajmërimet ton...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjermania autorizon përdorimin e një pjese të rezervave të...
Rreth 18,000 banorë u detyruan të largohenin nga shtëpitë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...