52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Kreditimi i biznesit u rrit përsëri gjatë vitit 2025, por me ritme më të ngadalta krahasuar me ritmet rekord të vitit 2024.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për biznesin arriti në 296 miliardë lekë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2024, kredia e re ishte rritur me 24%.
Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë dhe pesha e saj u rrit më tej gjatë vitit të kaluar. Kredia për tregtinë përbënte pothuajse 37% të vlerës së kredisë së re, të disbursuar gjatë vitit.
Pesha e kredisë për tregtinë u rrit më tej nga niveli prej 35.6% e një viti më parë. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2025 arriti në 109.2 miliardë lekë, në rritje me 14.2% krahasuar me vitin 2024.
Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, shtimi i numrit të turistëve të huaj duket se e ka kompensuar pjesërisht këtë efekt dhe ka bërë që shërbimet e lidhura me turizmin, sidomos tregtia, të kenë një rol në rritje në ekonominë shqiptare pas pandemisë.
Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë edhe vitin e kaluar ishte ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 40.8 miliardë lekësh. Megjithatë, vlera e kredisë së re për ndërtimin ra me 13% krahasuar me vitin 2023.
Pesha specifike e huasë së re për ndërtimin pësoi një rënie edhe më të fortë, në 13.8%, nga 17.5% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e kredisë për ndërtimin gjatë vitit të kaluar mund të jetë një sinjal se cikli i rritjes së këtij sektori që nisi pas pandemisë mund të ketë arritur pikun.
Pjesërisht, ecuria e kredisë për ndërtimin mund të jetë ndikuar edhe nga ndryshimet vjetore në financimet e projekteve të mëdha të lidhura kryesisht me PPP-të në infrastrukturën rrugore.
Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 35.6 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë. Pesha specifike e kredisë për industrinë ndaj kredisë totale për biznesin u rrit në 12.1%, nga 10.3% që kishte qenë një vit më parë.
Pavarësisht se industria në tërësi dhe ajo përpunuese në veçanti kanë shfaqur një ecuri të dobët të prodhimit gjatë vitit të kaluar, kreditimi në këtë rast duket se ka ecur në drejtim të kundërt dhe ka shënuar një rritje të fortë.
Ndërkohë, rënie të ndjeshme të kreditimit vitin e kaluar shënoi veçanërisht sektori energjetik.
Portofoli i kredisë në këtë sektor zbriti në 13 miliardë lekë, në rënie me 46% krahasuar me 2024. Kjo solli edhe rënie të ndjeshme të peshës në strukturën e financimeve të reja për bizneset, në 4.4%, nga 9.1% që kishte qenë një vit më parë.
Sektori i transportit dhe magazinimit shënoi përsëri rritje të peshës në kredinë për biznes dhe arriti në 5.7% të financimeve të reja, nga 5% që kishte qenë një vit më parë.
Financimet e reja në këtë sektor arritën në 19.8 miliardë lekë, 46% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Peshë në rritje edhe për vitin e kaluar fitoi sektori i hotelerisë dhe restoranteve, duke reflektuar kërkesën e lartë për investime të reja në këtë sektor. Kredia e re arriti në 16.4 miliardë lekë, në rritje vjetore me 27.8%. Pesha në strukturën e kredisë për biznes u rrit në 5.5%, nga 4.8% një vit më parë.
Sektori i bujqësisë edhe vitin e kaluar shënoi kreditim në vlera modeste, me 2.6 miliardë lekë në total, 3% më pak krahasuar me një vit më parë. Bujqësia ngelet dukshëm e nënkredituar, me 0.9% të kredisë dhënë biznesit në 2025.
Kredia për bujqësinë pësoi rënie, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit, duke përfshirë edhe një skemë të re të garancisë sovrane për kreditë, që u aplikua nga qeveria shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 2025./Monitor.al
Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të leht...
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë auto...
Paga mesatare në vend ka arritur në gati 84 mijë lekë në v...
Në qarkun e Korçës, gjatë ditës së sotme është vërejtur nj...
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipa...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Inflacioni u rrit në muajin shkurt, duke arritur nivelin m...
Prej ditës së enjte (më 4 mars 2026) nuk është ndalur rrit...
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 do...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Efektet në ekonomi pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe...
Reformat e fundit kanë krijuar shpesh një zhvendosje gjuhë...
Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka mbyllur javën në r...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dh...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...
Investimet në eficiencë energjie dhe burime të rinovueshme...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka zhvilluar d...
Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëhe...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë d...
Rendja e investitorëve drejt investimeve në fotovoltaikë k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...