52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka mbyllur javën në rënie të mëtejshme, duke thyer për herë të parë edhe kufirin e 96 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të premten me 95.89 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Rënia e kursit të këmbimit ka nisur të zgjerohet edhe me bazë vjetore. Krahasuar me një vit më parë, kursi euro-lek paraqitet në rënie me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agjentët e tregut valutor u shprehën për “Monitor” se rënia e euros në ditët e fundit mund të shpjegohet kryesisht me këmbimet e shumta të kryera sidomos nga bizneset, që kanë konvertuar fonde të konsiderueshme nga euro në lekë. Kjo ka rritur ofertën e monedhës europiane në tregun valutor dhe ka çuar në rënien e mëtejshme të kursit, në vijim të një tendence disavjeçare.
Nga ana tjetër, aktorët shprehen se një nga arsyet që e ka ndikuar rënien e euros është edhe një prani më e pakët e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Prej afërsisht dy vitesh, Banka Qendrore po blen sasi të mëdha të euros, me qëllim ngadalësimin e tendencës rënëse të kursit. Kjo ndërhyrje është motivuar më së shumti me objektivin e inflacionit dhe me kufizimin e efektit deflacionist që vjen nga forcimi i lekut.
Por, në këtë periudhë duket se Banka e Shqipërisë po mban një qëndrim më të tërhequr dhe e ka lejuar kursin të ndjekë rrjedhën e tij normale. Kjo mund të shpjegojë pse rënia e euros në javët e fundit duket të jetë përshpejtuar.
Sipas të dhënave zyrtare, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.
Ndërkohë, për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar t’i rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm dhe synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.
Megjithatë, në atë pjesë të blerjeve që lidhet me ndërhyrje direkte në tregun valutor, këtë vit duket se Banka e Shqipërisë po ndërhyn më pak, ndoshta duke ndjekur rekomandimet e bëra në fund të vitit të kaluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)./ Monitor
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dh...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...
Investimet në eficiencë energjie dhe burime të rinovueshme...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka zhvilluar d...
Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëhe...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë d...
Rendja e investitorëve drejt investimeve në fotovoltaikë k...
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi sot se përshkallëz...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas kon...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Rreth 200 kompani importuese dhe prodhuese të pajisjeve pë...
Aksidentet kanë shënuar ulje në muajin e parë të vitit duk...
INSTAT ka raportuar të dhënat për lejet e dhëna në vend, k...
Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë t...
Që prej katër vitesh, nga fillimi i pushtimit të Ukrainës ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe...
Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...