Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Rreth 200 kompani importuese dhe prodhuese të pajisjeve për riprodhime audiovizive, në mënyrë të beftë kanë marrë njoftim nga S.U.A.D.A (Sporteli Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit), përmes të cilit u është kërkuar të nisin të paguajnë detyrimin e tarifës “për shpërblim të arsyeshëm” sa 0.5% e vlerës së pajisjeve që kanë importuar gjatë 2025 apo në rast se është prodhues sa 0.5% e faturave mujore të lëshuara.
Baza ligjore për aplikimi e tarifës “për shpërblim të arsyeshëm” të prodhuesit dhe importuesit e pajisjeve teknologjike, që përdoren për riprodhim veprash, mbështetet në ndryshimet e miratuara në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe VKM-së nr. 465 të miratuar më 27.07.2023, në zbatim të ligjit për të adoptuar një model funksional sipas vendeve të BE ku pritet të aderojmë.
VKM-ja e miratuar në vitin 2023 përcakton se tarifa “për shpërblimin e arsyeshëm” në masën 0.5% do të aplikohet për 25 lloje pajisje teknologjike të import apo të prodhuara në vend, si: Telefona që riprodhojnë zë apo audio regjistrime vizuale MP3, MP4, AAC, WMA, WAV etj. (për shembull iPhone etj.); Kartë memorie (përveç atyre të aparateve celularë); Disc/Bluray; HDD,DVD; Kaseta, audio; Minidisk; Video regjistrues; Karta e memories; Televizor dhe çdo aparat me hardisk të brendshëm si edhe video digjitale me memorie të brendshme, ku bëhet i mundur regjistrimi audio / video, MP3 player, MP4 player, iPod media player etj.
Ndërsa te materialet për fotokopjimin, tarifa do të llogaritet për: Fotokopjet; Printerat; Skanerat; Pajisjet/makineritë multifunksionale të tjera të ngjashme me funksion fotokopjues dhe për letrën për print (shiko listën e plotë të pajisjeve dhe materialeve në vendim Nr. 465, datë 26.7.2023 “PËR PËRCAKTIMIN E LISTËS SË PAJISJEVE DHE TARIFAVE PËR SHPËRBLIMIN E ARSYESHËM PËR RIPRODHIMIN E VEPRAVE TË AUTORIT PËR PËRDORIM PRIVAT DHE PERSONAL”).
Sipas vendimit detyrimi për tarifën “e shpërblimit të arsyeshëm” në masën 0.5% për prodhuesit vendas llogaritet mbi vlerën e faturave mujore të lëshuara nga prodhuesit, pa përfshirë TVSH-në, për çdo pajisje/makineri të prodhuar në Republikën e Shqipërisë.
Ndërsa për importuesit nëpërmjet vlerës së faturës doganore të importit.
Ekspertët: Taksë e fshehtë që shton koston e importuesve
Për avokatin dhe ekspertin e taksave Sajmir Laçej, përmes ndryshimeve të miratuara që në vitin 2023, zbatimi i të cilave po kërkohet të nisë në 2026, kjo tarifë e cila pretendohet të mblidhet për qëllim kompensimin e autorëve për printimin, kopjimin dhe shpërndarjen e veprave përmes pajisjeve nga konsumatorët fundorë, por në realitet përbën një taksë të fshehtë të vendosur në mënyrë të njëanshme nga qeveria, pa një proces transparent negocimi apo arbitrazhi teknik.
Sajmir Laçej thotë se aplikimi i kësaj tarife do të rrisë kostot për kompanitë e teknologjisë, pasi prej tyre pajisjet e importuara në 2025 janë shitur dhe kostoja e tarifës është e pamundur të arkëtohet. Për rrjedhojë ai paralajmëron që shumë shpjet kjo kosto shtesë do të transferohen te konsumatorë me rritje çmimesh.
“Kjo nuk është tarifë që mund të arkëtohet më nga kompanitë, pasi prej tyre janë shitur mallrat e importuar përgjatë 2025, por është taksë e maskuar që po vendoset pa transparencë dhe pa konsultim me biznesin, dhe nëse nuk zbatohet sipas standardeve të Bashkimi Europian ajo shndërrohet nga një mekanizëm proporcional në një barrë të padrejtë ekonomike, sepse nuk mund të quhet akt privat një vendim që prek drejtpërdrejt tregun, çmimet dhe konsumatorin, ndërkohë që kur një OJF mbledh fonde në mënyrë të detyrueshme pa auditim shtetëror dhe pa kontroll publik kemi një problem serioz ligjor dhe institucional. Dhe në fund të ditës nuk paguan importuesi por paguan konsumatori”, thotë zoti Laçej.
Përveç kostos shtesë, problem mbetet edhe mënyra e llogaritjes së tarifës që nuk ndjek parimin e proporcionalitetit dhe deformon modelin që zbatohet në shtetet e BE-së.
“Kjo tarifë me atributet e një takse është përcaktuar me VKM dhe në tejkalim të standardeve të fushës duke tarifuar bizneset për periudha të kaluara që nuk mund të kompensohet duke ja faturuar konsumatorëve dhe është kërkuar të aplikohet edhe në raste përjashtimesh, siç mund të jenë përdorimi i pajisjeve nga Institucione Shtetërore, Banka, Spitale etj. dhe për nevojat vetjake të vetë biznesit që i importon apo prodhon.
Ndryshe nga Shqipëria, ku llogaritja bëhet mbi vlerën e pajisjes, Gjermania aplikon shuma specifike bazuar në kapacitetin e ruajtjes ose llojin e pajisjes.
Për shembull: Smartphone-t dhe Tabletat: Paguhet rreth 6.25 euro për pajisje. Kompjuterët (PC/Laptop): Rreth 13.19 euro. USB Sticks: Shuma shumë të vogla (disa cent), në varësi të kapacitetit të ruajtjes GB”, thotë Laçej.
Ndërsa llogaritja e taksës në Shqipëri cenon parimin e propocionalitetit, nëse pajisjet e blera për prodhim audioviziv, ku përfshihen kompjuterët e blerë që më pas i shiten një kompania private për përdorim apo një shkolle nuk përjashtohen nga tarifa dhe nuk zbatohen masa për kompensim të tarifës.
“Në Gjermani, pas vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, është e qartë se:
Përdoruesit profesionalë nuk paguajnë. Nëse një kompani blen 100 laptop për stafin e saj të kontabilitetit, ajo ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e kësaj tarife ose të mos e paguajë fare, pasi këto pajisje nuk do të përdoren për “kopjim privat” të muzikës apo filmave.
?Në Shqipëri: VKM nr. 465 nuk e bën këtë dallim, duke detyruar çdo importues të paguajë për çdo pajisje, pavarësisht nëse ajo do t’i shitet një individi apo një banke/spitali. Ky është një disproporcionalitet”, shpjegon ndër të tjera z. Laçej.
Kompanitë importuese të pajisjeve teknologjike drejt ankimimit për shfuqizim të ligjit
Menjëherë pas marrjes së njoftime për kryerjen e pagesës për tarifën 0.5%, mësohet se pak ditë më parë përfaqësuesit e 15 kompanive kryesore importuese të pajisjeve teknologjike për riprodhimin audioviz në vend, kanë zhvilluar një takim ku kanë rënë dakord të kundërshtojnë administrativisht dhe nëse është e nevojshme do të ankimohen në gjykatë njoftimet për arkëtim detyrimesh të llogaritura në mënyrë arbitrare dhe të pambledhshme ndaj konsumatorëve fundore për vitin 2025
Gjatë këtij takimi gjithashtu është paralajmëruar se nëse nuk do të gjendet zgjidhje e pranueshme sipas standardeve më të mira të fushës do të vijohet me kërkesa pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe shfuqizimin e parashikimeve përkatëse ligjore me qëllim rishikimi.
Po ashtu prej kompanive importuese dhe prodhuese të pajisjeve audiovizive është rënë dakord të mbështeten konsultimet me DDA për të mundësuar amendimin e ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe VKM-së nr. 465, datë 27.07.2023 në zbatim të ligjit për të adoptuar një model funksional të vendeve të BE ku pritet të aderojmë.
Si llogariten tarifat në Gjermani?
Përveç llogaritjes mbi vlerën e pajisjes, avokati Sajmir Laçej shpjegon se në Gjermani, tarifat nuk vendosen me një “urdhër” të thjeshtë qeveritar. Ato janë rezultat i negociatave të gjata midis ZPÜ (autorëve) dhe shoqatave të industrisë së teknologjisë (BITKOM).
“Nëse palët nuk bien dakord, çështja shkon në një Arbitrazh të specializuar pranë Zyrës Gjermane të Patentave dhe Markave. Në Shqipëri, tarifa 0.5% duket se është vendosur në mënyrë të njëanshme nga qeveria, pa një proces transparent negocimi apo arbitrazhi teknik”.
Transparenca e Shpërndarjes
Sipas Laçej, po ashtu në Gjermani, çdo cent i mbledhur duhet të raportohet publikisht se te cili autor ka shkuar. “ZPÜ (autorët) publikojnë raporte vjetore të detajuara. Modele të ngjashme kanë edhe vendet e tjera. Në vijim shpresojmë të mundësohet konsultimi i munguar me qëllim rishikimi të legjislacionit që nuk përmbush standardet e pretenduara.”
Referencë, ja çfarë parashikon vendimi i Gjykatës Europiane
Avokati Laçej thotë se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në çështjen referencë C-467/08 (Padawan vs. SGAE) ka argumentuar se, aplikimi i padiferencuar i tarifës së kopjimit privat mbi të gjitha pajisjet dhe mjetet e regjistrimit, pavarësisht nëse ato blihen nga individë për qëllime private apo nga biznese/institucione për qëllime profesionale, është në kundërshtim me parimin e ‘shpërblimit të arsyeshëm’.
“Gjykata Europiane ka saktësuar se duhet të ekzistojë një lidhje shkakësore midis përdorimit të pajisjes dhe dëmit të supozuar ndaj autorit.
Aplikimi i tarifës prej 0.5% mbi vlerën doganore për pajisjet që i shiten sektorit publik apo bizneseve (të cilat nuk kryejnë kopjim privat) përbën një barrë financiare të pajustifikuar dhe arbitrare. VKM nr. 465/2023 dështon të parashikojë mekanizma përjashtues apo rimbursues për këto kategori, duke cenuar kështu parimin e proporcionalitetit dhe sigurisë juridike të subjekteve tregtare në Republikën e Shqipërisë”, pohon ai.
Çfarë është SUADA
Sipas sqarimit të dhënë në faqen zyrtare, SUADA funksionon si sportel i vetëm unik në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Roli që ka SUADA është të kontaktojë, informojë, dhe të mbledhë të ardhura nga subjektet përdorues të veprave artistike që mbrohen nga Ligji Nr. 35/2016 Për të Drejtat e Autorit, dhe përfaqëson të gjitha Agjencitë të cilat janë licencuar nga Ministri i Kulturës për të administruar të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.
Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit (S.U.A.D.A.) ngrihet në bazë të Ligjit Nr. 35/2016 neni 138 ku parashikohet që Agjencitë e Administrimit Kolektiv (AAK-të) të bien dakord për organizimin e një Sporteli të Përbashkët “One Stop Shop” për pagesat e të drejtës se autorit ne Republikën e Shqipërisë nen mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës.
Funksioni kryesor i Sportelit Unik është mbledhja e tarifave të shpërblimit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjitha kategoritë e mbajtësve të të drejtave në administrimin kolektiv, të mbrojtura nga të gjitha agjencitë e administrimit kolektiv të licencuara nga Ministria e Kulturës, sipas nenit 138 të Ligjit 35/2016./ Monitor
Aksidentet kanë shënuar ulje në muajin e parë të vitit duk...
INSTAT ka raportuar të dhënat për lejet e dhëna në vend, k...
Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë t...
Që prej katër vitesh, nga fillimi i pushtimit të Ukrainës ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe...
Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të...
Banka Europiane e Investimeve (EIB Global) ka firmosur një...
Sasia e mallrave të importuara në janar 2026 tregon për nj...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Nëse valixhja e një udhëtari që hyn në Shqipëri mban mall ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 lek...
Shqipëria jo vetëm po humbet investimet e mundshme që zgje...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 l...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.4 l...
Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qev...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë...
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar përfitimet që ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...