
Kredia për shtëpi po rritet edhe këtë vit, pavarësisht rritjes së normave të interesit.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, për pesë muajt e parë të vitit, sektori bankar ka dhënë 19.6 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, pothuajse 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja është në përmasa domethënëse sidomos po të marrim parasysh edhe efektin negative të kursit të këmbimit mbi portofolin në valutë të huaj dhe kryesisht në Euro. Kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie të mëtejshme gjatë këtij viti dhe sidomos pas tremujorit të dytë rënia ka marrë përmasa dyshifrore.
Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, portofoli i kredisë për shtëpi në valutë të huaj do të kishte një rritje ndjeshëm më të lartë. Sipas statistikave, kredia për shtëpi në Euro përbënte rreth 58% të volumit të kredisë së re për shtëpi të dhënë gjatë 5-mujorit 2023.
Vitin e kaluar, normat e interesit filluan një rritje të shpejtë, si rezultat i reagimit të bankave qendrore ndaj inflacionit të lartë. Aktualisht, norma bazë e interesit për Lekun ka arritur në 3%, nga 0.5% që ishte deri në mars 2022, ndërsa për Euron ka arritur në 4%, nga 0 që ishte deri afër mesit të vitit 2023. Pavarësisht kësaj, efektet në produktin kryesor të kredisë për individë, për momentin, ngelen të pjesshme, për disa arsye.
Sektori bankar vazhdon të shfaqë ofertë relativisht tërheqëse në segmentin e kredive për shtëpi dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në kreditë e reja nuk është reflektuar plotësisht. Kredia për shtëpi është një produkt afatgjatë dhe një kolonë e rëndësishme për ndërtimin e portofoleve të bankave, ndaj konkurrenca ngelet e lartë, me marzhe më të ulëta dhe me norma fikse interesi në vitet e para të kredive.
Duke qenë se rritja e interesave nuk është përcjellë plotësisht as në krahun e depozitave, duket se bankat kanë marzhe të mjaftueshme për të ofruar çmime tërheqëse për ato produkte që perceptohen si cilësore dhe të leverdishme në afatin e gjatë, si kredia për shtëpi.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja për shtëpi për 5-mujorin 2023 rezultoi 4.27% në Lekë dhe 4.13% në Euro. Në të dyja monedhat, norma mesatare e interesit është rritur me më pak se një pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas vrojtimit të fundit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e dytë të vitit. Lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.
Mbështetur në përgjigjet e bankave, faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët ishin trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar, si edhe perceptimi i bankave mbi zhvillimet aktuale e ato të pritura në tregun e banesave.
Një faktor tjetër që ndoshta po mbështet rritjen e kredisë për shtëpi në Euro mund të jetë edhe kursi i këmbimit. Rënia dyshifrore e kursit të këmbimit Euro-Lek e ka bërë më të përballueshme kredinë për atë shumicë huamarrësish që të ardhurat i kanë në monedhën vendase.
Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për blerjen e banesave nga individët arriti vlerën e 172 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 10.1%.Monitor.al
Sot më 26 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 91.2 lek...
Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqipta...
Sot më 25 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.7 lek...
Sot më 24 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.2 lek...
Sot më 23 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.4 lek...
Gazetarja Dorina Azo është shprehur se largimet e padrejta...
Informacionet që ka përcjellë në Kuvend Universiteti i Mje...
Sot më 22 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 90.3 lek...
Ministrja e Ekomonisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u s...
Nëse doni të parkoni në kryeqytet, një mision që çdo ditë ...
Sot më 21 korrik, dollari amerikan blihet me 89.9 lekë dhe...
Bashkimi Europian është nga mbështetësit më të mëdhenj fin...
Sot më 20 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.6 lek...
Sot më 19 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.7 lek...
Sot më 18 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 89.6 lek...
Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të p...
Rreth 127 milionë USD është fatura e paguar nga buxheti i ...
Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë...
Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në filli...
Sot më 15 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 91 lekë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...