“Ngrin” euro, bie dollari/ Kursi i këmbimit, 28 nëntor 2024
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...

Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një hetim paraprak ndaj bankave tregtare, për shkak të dyshimeve për abuzim me pozitën dominuese për produktin “sigurimi i jetës për kredi”.
Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës erdhi pas marrjes së një ankese për këtë qëllim.
Më tej, Komisioni i Konkurrencës pasi vlerësoi ekzistencën e të dhënave të mjaftueshme të cilat kërkojnë hetim të mëtejshëm të mënyrës se si bankat e nivelit të dytë procedojnë me ndarjen e këtij produkti, shqyrtoi propozimin e sekretariatit të konkurrencës për hapjen e hetimit paraprak në këtë treg.
Pas vlerësimit të raportit të paraqitur nga sekretariati i konkurrencës u vlerësua se përqindja e ndarjes së tregut të sigurimit të jetës për kredi, nuk reflekton as afërsisht pjesën e tregut në total që secila nga shoqëritë e sigurimit të jetës zotëron.
Sipas Autoritetit, kjo mund të jetë pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter antikonkurrues duke bërë që klientët (kredimarrësit) të mos jenë të lirë të zgjedhin vetë shoqërinë nga e cila duan të marrin sigurimin e jetës për kredinë.
Sipas Komisionit të Konkurrencës, sjellja e bankave në tregun e sigurimit të jetës për kredi mund të sjellë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1130, datë 07.11.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi.
Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga data 7 nëntor 2021 deri në 7 nëntor 2024. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 10-mujorin 2024, kompanitë e sigurimit të jetës lidhën pothuajse 97 mijë kontrata të sigurimit të jetës së debitorit.
Numri i kontratave të sigurimit për këtë produkt është rritur me 16.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për dhjetë muajt e vitit 2024, primet e shkruara bruto nga kontratat e sigurimit të jetës së debitorit arritën në 1.32 miliardë lekë ose më shumë se 13 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, primet e shkruara bruto janë rritur me 20.9%.
Sigurimi i jetës së debitorit është në fakt kolona kryesore ku mbahet tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri. Aktualisht, ai siguron rreth 78% të numrit të përgjithshëm të kontratave dhe afërsisht 80% të volumit total të primeve të shkruara bruto.
Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare.
Shumica e bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ka disa banka apo institucione financiare që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore. Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë në lidhje...
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përf...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ka një arsye se pse të gjithë po “nxitojnë” të investojnë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pavarësisht se pothuajse çdo veprim me administratën në ve...
Ditën e sotme Bitcoin i kaloi 96 mijë dollarë duke iu afru...
Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizo...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blih...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në ...
Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta...
Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në ...
Sot, më 20 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuar Korporatës Elek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...