Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 26 nëntor 2024
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...

Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përfunduar vizitën e mbajtur në Tiranë në datat 13-21 nëntor, në kuadër të Nenit IV.
Pas përfundimit të vizitës, FMN ka dalë me një deklaratë lidhur me situatën në Shqipëri.
FMN thotë se ekonomia ka pasur performancë pozitive në përgjithësi, por ka ende sfida të konsiderueshme.
Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet se mangësitë në qeverisje dhe dobësitë institucionale paraqesin pengesa për mjedisin e biznesit.
Pjesë nga deklarata:
Ekonomia shqiptare ka shfaqur një performancë të fortë gjatë viteve të fundit, mbështetur në politika të kujdesshme makroekonomike. Rritja ekonomike ka tejkaluar tashmë trendin e saj përpara pandemisë, falë zhvillimit të turizmit. Politikat e kujdesshme fiskale kontribuuan për një ulje të konsiderueshme të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe vlerësimi i qëndrueshëm i lekut kanë lehtësuar ngadalësimin e inflacionit. Perspektiva e rritjes ekonomike pritet të mbetet e fortë dhe rreziqet rreth këtij parashikimi janë të ekuilibruara.
Pavarësisht pamjes së përgjithshme pozitive ekonomike, sfidat strukturore mbeten të konsiderueshme. PBB-ja për frymë vazhdon të jetë rreth një e katërta e niveleve të ShBAsë dhe BE-15, për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe emigracionit. Pavarësisht progresit të konsiderueshëm në reformat e sundimit të ligjit, mangësitë në qeverisje dhe dobësitë institucionale paraqesin pengesa për mjedisin e biznesit.
Arritja e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse do të kërkojë tejkalimin e mangësive strukturore, duke ruajtur në të njëjtën kohë përfitimet makroekonomike të përftuara me mund. Reformat ambicioze në të ardhura dhe forcimi i menaxhimit të borxhit janë thelbësore për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe përballimin e presioneve afatgjata të shpenzimeve. Një qasje bazuar në të dhëna ndaj politikës monetare mbetet kyç për stabilitetin e çmimeve, e plotësuar nga një rregjim i lirë i kursit të këmbimit si amortizues i goditjeve. Ruajtja e stabilitetit financiar do të kërkojë një forcim të mëtejshëm të mbikëqyrjes dhe rregullimit të institucioneve banka dhe jobanka dhe thellim të mëtejshëm të tregut financiar. Heqja e pengesave për rritjen e firmave, kalimi te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe reformat e vazhdueshme në qeverisje do të jenë themelore për të siguruar përfitime maksimale nga anëtarësimi në BE.
Ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë për vitin 2024. Pas rritjes me 3,9 për qind në vitin 2023, stafi i FMNsë parashikon një rritje reale të PBB-së me 3,6 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit. Rritja për periudhën 2025-2029 pritet të mbetet e fortë, në rreth 3½ për qind, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe turizmi, duke pasur parasysh çmimet konkurruese dhe përmirësimin e kapacitetit të këtij sektori. Inflacioni në fund të vitit 2024 pritet të jetë rreth 2 për qind, poshtë objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë (BSh). Edhe pse efektet bazë të rënies së konsiderueshme të inflacionit mujor në fillim të vitit 2024 do të rritin përkohësisht inflacionin gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kthimi i qëndrueshëm tek objektivi nuk pritet përpara vitit 2026, duke marrë parasysh shkallën e lartë të inercisë në procesin e inflacionit në Shqipëri. Deficiti i llogarisë korrente parashikohet të arrijë në 3,4 për qind për vitin 2024 dhe pritet të ketë një rritje të lehtë në afat të mesëm, për shkak të importeve më të larta të nxitura nga projektet e mëdha të investimeve publike.
Rreziqet rreth këtij parashikimi janë përgjithësisht të ekuilibruara. Tensionet e rritura gjeopolitike dhe zbutja e rritjes globale mund të ngadalësojë rritjen e brendshme, ndërsa rritja sërish e çmimeve të mallrave apo përsëritja e goditjeve lidhur me motin mund të rritë çmimet e energjisë elektrike dhe të nxitë prapë inflacionin. Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë, duke pasur parasysh shkallën ende të konsiderueshme të borxhit në monedhë të huaj. Në kahun pozitiv, aktiviteti i turizmit mund të vazhdojë të performojë përtej pritshmërive. Reformat strukturore me bazë të gjerë, në kontekstin e procesit të anëtarësimit në BE – ende jo pjesë e skenarit bazë të stafit të FMN-së — do të nxisnin në mënyrë domethënëse rritjen.
Përforcimi i të ardhurave fiskale, besueshmërisë dhe transparencës për të siguruar rritje gjithëpërfshirëse
Pritet që autoritetet të tejkalojnë realizimin e objektivit të buxhetit për vitin 2024 dhe synojnë një qëndrim fiskal më të lehtësuar në vitin 2025. Me të ardhurat në rrugën e duhur falë konjukturës së favorshme dhe vonesat në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale, suficiti primar për vitin 2024 pritet të jetë rreth 0,5 për qind e PBB-së, lehtësisht më i lartë sesa objektivi buxhetor prej 0,3 për qind e PBB-së. Buxheti i vitit 2025 synon një balancë primare zero. Stafi i FMN-së parashikon një konsolidim të kufizuar fiskal në vijim, me balancën primare, që pritet të levizë rreth zeros për periudhën 2026-2029 dhe me autoritetet qe vazhdojnë të zbatojnë rregullat fiskale. Borxhi publik, i cili pritet të jetë rreth 56 për qind deri në fund të vitit 2024, parashikohet te reduktohet në nivelin 50 për qind ne vitin 2029 dhe vlerësohet si i qëndrueshëm në periudhën afatmesme.
Një përpjekje më e fortë fiskale sesa ajo e parashikuar aktualisht do të ulte nevojat për financim bruto dhe do të rriste qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve fiskale. Për këtë qëllim, stafi i FMN-së rekomandon për periudhën 2025-29 një suficit të lehtë primar në rreth ¼ për qind e PBB-së—çka do sjellë si rezultat një qëndrim fiskal përgjithësisht asnjanës nga viti 2026 e më tej. Kjo do të kërkojë masa fiskale neto shtesë në rreth 1 për qind të PBB-së, ku përfshihen reformat në administrimin e të ardhurave dhe politikën tatimore dhe përpjekjet për të prodhuar efikasitet më të lartë në shpenzime, përfshirë nëpërmjet digjitalizimit të mëtejshëm. Për më tepër, përmirësimet e bëra në kuadrin e menaxhimit të investimeve publike do të lehtësojnë shpenzimet që ndikojnë në rritje në arsim, infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe veprimin për klimën. Këto politika duhen shoqëruar me forcimin e vazhdueshëm të menaxhimit të borxhit publik për të zgjatur maturitetin.
Nevojitet një strategji e besueshme afatmesme për rritjen e qëndrueshme të të ardhurave. Autoritetet janë gati të miratojnë Strategjinë e tyre Afatmesme të të Ardhurave (SAA). Realizimi i rritjes së të ardhurave të parashikuara (2½ për qind e PBB-së) do të kërkojë zbatim me vendosmëri të masave administrative dhe reformave të mëtejshme në politikën tatimore. Forcimi i infrastrukturës informatike, përmirësimi i përdorimit të të dhënave dhe rritja e personelit dhe e kapaciteteve do të ndihmonte për mbylljen e hendekut të pajtueshmërisë tatimore në fushat e turizmit, ndërtimit dhe mes individëve të pasur. Racionalizimi i strukturës tatimore dhe ulja e përjashtimeve, sidomos për TVSh-në, do të rritë efikasitetin dhe do të zgjerojë bazën tatimore. Duhet të rifillojnë përpjekjet për ristrukturimin e regjimit tatimor për profesionistët e lirë, shoqëruar me një heqje më shpejt sesa është planifikuar të normës tatimore zero për bizneset e vogla. Puna përgatitore për hartimin e një ligji të ri të tatimit mbi pronën, përfshi ngritjen e kadastrës fiskale dhe procedurave të vlerësimit të pronës, duhet përfunduar në kohë./ CNA
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ka një arsye se pse të gjithë po “nxitojnë” të investojnë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pavarësisht se pothuajse çdo veprim me administratën në ve...
Ditën e sotme Bitcoin i kaloi 96 mijë dollarë duke iu afru...
Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizo...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blih...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në ...
Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta...
Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në ...
Sot, më 20 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuar Korporatës Elek...
Në përfundim të diskutimit në parim të projektbuxhetit 202...
Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla t...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalës...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...