Komisioni i Ekonomisë i kërkon qeverisë të rrisë fondet për bujqësinë
Në përfundim të diskutimit në parim të projektbuxhetit 202...

Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare që të anulojë procedurën që lidhet me evadimin e mbetjeve hidrokarbure nga TEC Lundrues Vlorë dhe trajtimi i tyre përfundimtar.
Pas një ankimimi të bërë pranë këtij institucioni në vendimin e pak ditëve më parë është vendosur që të pranohet pjesërisht ankesa e një operatori ekonomik për tenderin e hapur në muajin gusht. Vlera e fondit limit për këtë procedurë është vetëm 320 mijë euro por parashikon evadimin e mbetjeve për një periudhë shumë të kufizuar kohe, konkretisht prodhimin e energjisë nga këto TEC-e deri në konsumimin e 25 mijë tonëve naftë.
Në dokumentet e procedurës së mëparshme të KESH që tashmë në sistem rezulton e anuluar sqarohen detaje teknike mbi mënyrën e akumulimit dhe trajtimit të mbetjeve që mund të gjenerohen nga TEC-et lundrues.
“Mbetjet hidrokarbure të lëndës djegëse grumbullohen në një depozitë për secilën anije. Secila anije ka një kapacitet rezervuari prej 50 m3 mbetje të lëndës djegëse dhe kapaciteti total i mbajtjes për të 2 (dy) anijet është 100 m3.
Nga përllogaritjet historike të bëra prej kontraktorit Renco s.p.a, për një kapacitet ditor prodhimi të plotë prej 17 motorësh, mbetjet e lëndës djegëse përllogaritet 6 m3 /ditë për secilën anije dhe 12 m3 /ditë për të 2 (dy) anijet. Konsumi total i lëndës djegëse i të dy njësive gjeneruese termike me kapacitet të plotë është 540 ton për 24 orë funksionim.
Nga kjo rezulton që për 1 ton lëndë djegëse i korrespondon sasia prej 0.0222223 m3 /ton. Nga sa më sipër, për një prodhim të plotë përllogaritet që secila nga dy depozitat mbajtëse të mbetjeve të lëndëve djegëse të mbushet për 8 (tetë) ditë, pra nevojitet boshatisja me tanker nga operatorët e specializuar çdo 8 ditë (48 m3 secila anije)” thuhet në dokument.
Sipas të njëjtit ofertuesit duhet të sigurojnë dhënien e shërbimit gjatë gjithë periudhës që do të konsumohet sasia e lëndës djegëse prej 25,000 ton.
Në mënyrë përmbledhëse shërbimi i kërkuar do të përbëhet nga tërësia e elementëve të përcaktuara si më poshtë, të cilat të kryhen nga ofertuesi me qëllim evadimin e mbetjeve hidrokarbure që do të prodhohen nga konsumi i 25,000 ton lëndë djegëse.
Asetet gjeneruese termike u morën si një masë në vitin 2022 në kushtet e krizës së energjisë. Procedura u shpall në fund të vitit 2021 por vetëm në muajin Prill 2022, u nënshkrua mes palëve (Exelerate dhe Renco & KESH sh.a).
Në muajin Shtator 2022, në zonën e Triportit, pranë Petroliferas, u vendosën asetet lundruese. Këto asete nuk janë vendosur asnjëherë në punë ndërkohë që kostoja e 1 MQ energji të prodhuar në fillim të vitit 2023 llogaritej mbi 290 euro./ Revista Monitor
Në përfundim të diskutimit në parim të projektbuxhetit 202...
Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla t...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalës...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta M...
Shqipëria e ka dyfishuar ekonominë e saj dhe të ardhurat b...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi s...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për s...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Për herë të parë, Bitcoin u tregtua mbi 80,000 dollarë gja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...