Rriten dollari dhe euro/ Kursi i këmbimit, 13 nëntor 2024
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...

Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre.
Sipas të dhënave të Doganave, për periudhën janar-tetor 2024 janë eksportuar 2,418 mijë kg vaji ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar eksportet janë ulur 58,4%.
Rritja e eksporteve, kryesisht të vajit rifuxho drejt Italisë u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, ku fermerët nuk gjenin treg shitje për vajin e ullirit.
Në total në 2023 u eksportuan 6,148 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me 2022 sasia e importuar u rrit me 19 herë. Vlera e eksporteve për 2023 arriti në 2,9 miliardë lekë. Në raport me 2022, eksportet në vlerë u rritën 14 herë më shumë.
Vjet në muajin nëntor fermerët fillimisht e shitën vajin e ullirit rifuxho për eksport te pikat e grumbullimit, me çmim 360 deri në 400 lekë për litër. Më pas në muajin korrik 2024, çmimi i grumbullimit të vajit për eksport arriti 500 deri në 540 lekë për litër. Në këtë periudhë, vaji i ullirit i prodhuar nga fermerët shqiptarë po kërkohet më së shumti nga tregtarët italianë, me çmim 500 deri në 550 lekë për litër.
Pikat e grumbullimit dhe përpunuesit pohuan që vaji që u eksportua jashtë, kryesisht në Itali është rifuxho, që më pas përpunohet jashtë dhe del si markë italiane. Sipas përfaqësuesve të pikave të grumbullimit, çmimi i kërkuar nga përpunuesit italianë është i ulët, dhe nuk përfiton as fermeri dhe as ekonomia shqiptare, por vetëm sa zbraz sasinë e vajit të grumbulluar te shtëpitë e kultivuesve.
Edhe me prodhimin e ri kërkesa për eksportin e vajit rifuxho nga pikat e grumbullimit është e lartë, por prej tyre po kërkohet që vaji të grumbullohet me çmim nën 550 lekë për litër. Për këtë arsye shumë fermerë nuk po çojnë vajin ullirit në pikat e grumbullimit, me destinacion eksportin e tij drejt Italisë. Ndërkohë nga përpunuesit vendas vaji i ullirit po grumbullohet me çmim deri në 630 lekë për litër.
Përveç eksporteve rifuxho, në vend shumë përpunues eksportojnë vajin e ullirit “ekstra virgin” me markën e tyre. Por ato thonë se pavarësisht lehtësisë fiskale të përjashtimit të TVSH-së, këtë vit shtrenjtimi i kostos prodhuese ka sjellë që çmimi i shitjes të mos jetë konkurrues krahasuar me prodhuesit spanjollë apo italianë.
Sipas përpunuesve sivjet u shtrenjtua kostoja për prodhimin e vajit të ullirit e ndikuar nga përgjysmimi i rendimentit dhe rritja deri në 50% e pagesave të vjelësve./ Revista Monitor

Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për s...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Për herë të parë, Bitcoin u tregtua mbi 80,000 dollarë gja...
Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të...
Sot, më 10 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 9 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Drejtoria e Tatimeve, në një shkresë dërguar tatimpaguesve...
Sot, më 8 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë n...
Sot, më 7 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit ng...
Qeveria shqiptare parashikon të mbajë huamarrjen në tregun...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komis...
Sot, më 6 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Qarku i Shkodrës ka marrë shumicën e vizitorëve në zonat e...
Sot, më 5 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli së...
Sot, më 4 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...