Paundi nuk del nga kriza/ Kursi i këmbimit, 19 gusht 2025
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vlerësohet se operatorët e shërbimeve celulare dhe fikse investuan rreth 5.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.
Mbështetur në të dhënat e AKEP, gjatë vitit 2024 sipërmarrësit e shërbimeve celulare kanë investuar rreth 2.3 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Rreth 93% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.
Shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.
Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.
Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti.
Ndërkohë, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.9 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, shifër kjo në rritje të lehtë me 5% krahasuar me një vit më parë.
Sipas raportimeve të operatorëve, edhe vitin e kaluar investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL drejt teknologjisë me fibër.
Tregu i shërbimit të internetit me linja fikse në dekadën e fundit ka qenë mjaft konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.
Sipas të dhënave të raportuara në AKEP nga operatorët e tregut, të ardhurat totale të tregut të komunikimeve elektronike vitin e kaluar prekën vlerën e 39.3 miliardë lekëve (rreth 400 milionë eurove), në rritje me 4% krahasuar me vitin 2023.
Rritja e tregut erdhi e gjitha në segmentin e shërbimeve celulare. Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.
Tregu i shërbimeve celulare vazhdon të sigurojë volumin më të madh të të ardhurave të tregut, me 71% të xhiros totale të tregut, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 69% i një viti më parë.
Në total, dy operatorët celularë fituan afërsisht 1.68 miliardë lekë për 2024, ndërsa viti 2023 ishte mbyllur me një fitim neto në vlerën e 370 milionë lekëve.
Ndërkohë, volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.39 miliardë lekë, me një rënie prej 4% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e fitimeve të operatorëve në segmentin fiks nuk janë publikuar nga AKEP./ Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Një projektligj i ri që është aktualisht në shqyrtim synon...
Pavarësisht vështirësive, ekonomia e shkallës ka sjellë gj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Europa, duke përfshirë BE-në, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicr...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat në mone...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025,...
Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individual...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Blerësit amerikanë të produkteve zvicerane, nga orët lukso...
Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë n...
Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur n...
Institucioni financiar jobankar NOA ka nisur procedurat e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...